Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar ditën e sotme se ka zhvilluar një takim me deputetin, Lorinc Nacsa, zëdhënës në Parlamentin e Hungarisë dhe Zv/President i grupit parlamentar të EPP në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha tha se në takim u diskutua mbi situatën dhe zhvillimet në Shqipëri, përpjekjet e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, në mbrojtje të vlerave të demokracisë.
“Të dashur miq, me deputetin Lorinc Nacsa, zëdhënës në Parlamentin e Hungarisë, Zv/President i grupit parlamentar të EPP në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, pata një takim të frytshëm. Në takim diskutuam gjerësisht mbi situatën dhe zhvillimet dramatike në Shqipëri, përpjekjet e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, në mbrojtje të vlerave të demokracisë në kushtet e vendosjes së monizmit të plote, shtetit njëpartiak të Edi Ramës. Diskutimet ishin të hapura dhe kaluan në mirëkuptim të plotë”, shkruan Berisha./Opinion.al