Një autobus që transportonte disa qytetarë në një qendër karantine Covid-19 në Kinë është përplasur dhe si pasojë 27 persona kanë vdekur.
BBC shkruan se autobusi u përmbys në një autostradë në provincën jugperëndimore të Guizhou duke lënë 20 persona të tjerë të plagosur.
Ndërkohë, aksidenti solli reagimin e qytarëve që kritikojnë politikën “zero-Covid” të Pekinit.
Politika strikte përfshin testimin dhe gjurmimin masiv. Ata që rezultojnë pozitivë dhe kontaktet e tyre të ngushta duhet të izolohen në shtëpi ose në një qendër karantine.
Sakaq, deri më tani, nuk ka asnjë informacion për shkakun e aksidentit./Opinion.al