Kryeministri Edi Rama bëri me dije ditën e sotme se Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në Forcat Tokësore është certifikuar nga NATO.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë është konfirmuar si strukturë operacionale e standardeve më të larta të NATO-s.
“Certifikohet me SUKSES nga NATO Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në Forcat Tokësore
Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës, gjatë stërvitjes “Biza ‘22” vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave tona të Armatosura. Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme e standardeve më të larta të NATO-s”, shkruan Rama./Opinion.al