Edhe pse e cilësoi muajin shtator si “pranverën e protestave”, kryetari i PD, Sali Berisha ende nuk e ka një datë konkrete se kur qytetarët do protestojnë kundër qeverisë “Rama”.
Lidhur me këtë çështje ka folur në “Klan News” nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, i cili the se përveç protestave selia e blu do të organizohet për zgjedhjet që do të vijnë dhe do të zhvillohen primaret.
Kur fillon protesta e PD? Kur do filloni kalendarin, kur do fillojë një oponencë tashmë e dukshme edhe në rrugë?
Oerd Bylykbashki: Oponencën e ke absolutisht të dukshme. Gjatë Gushtit PD ka vijuar aktivitetet.
Jemi në vjeshtë!
Oerd Bylykbashki: Nuk kemi vetëm axhendën e protestave, kemi organizimin e partisë, organizim për zgjedhjet që po vijnë, janë protestat që lidhen me çështjet që kemi ngritur dhe do të ngremë, do të jenë primaret për zgjedhjen e kandidatëve e cila është pjesë e programeve që ne do të ofrojmë për zgjedhje. Protestat janë instrument tjetër i fuqishëm për të goditur jo vetëm situatën, por për këtë qeveri në mënyrë që kjo qeveri të bjerë, por të bjerë me votë. Për 7 muaj kemi zgjedhjet lokale. Ne do të ofrojmë modelin tonë se si qeveriset Shqipëria në nivel lokal për t’u treguar atyre si qeveriset në nivel kombëtar. Por shqiptarët sot e dinë dhe ne do ua vëmë edhe më shumë në dritë, kjo është qeverisje e një stili kriminal mafioz. Inceneratorët janë modeli perfekt për të zbërthyer dhe për të bërë autopsinë e kësaj qeverisjeje mafioze”, u shpreh Bylykbashi./ Opinion.al