Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka njoftuar se ditën e premte nuk do të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’ për dokumente biometrike.
Mësohet se shërbimet do të ndërpriten për shkak të ndërhyrjeve të autoriteteve për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike.
Ministria e Brendshme thotë se kjo ndërhyrje shton masat për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar.