Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të fashtit Nartë të Vlorës.
Mësohet se, një makinë tip taksi është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës duke lënë të plagosur gjashtë persona mes tyre dy fëmijë të moshave 7 dhe 15 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në mjet.
Bëhet me dije se, të plagosurit janë transportuar me ambulancë në spitalin e Vlorës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
“Rreth orës 17:20, në rrugën e fshatit Nartë, shtetasi S. D., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin (taksi), dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit M. D., 45 vjeçe, L. P., 76 vjeç, E. P., 63 vjeçe dhe 2 fëmijë të moshave 7 dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al