Deputeti i PS, Damian Gjiknuri ka folur pas takimit të zhvilluar me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, dhe deputeten e PD Jorida Tabaku.
Në një deklaratë për mediat Gjiknuri se temë e diskutimit ishin financimet e partive politike dhe shqetësimi i SHBA për përfshirjen e influencave të huaja, qoftë në parti politike por edhe në organizata mediatike.
“Folëm për masat që duhet të marrin institucionet shqiptare për të mos pranuar financimet e paligjshme e madje dhe me rrezik për interesat kombëtare. Shpresojmë që të gjithë partitë të parandalojnë aktet që tashmë disa janë bërë dhe publik. Ky është një shembull për t’u marrë parasysh,. Duhet të evitojmë financimet e jashtëligjshme. Fokusi ishte shqetësimi i SHBA për përfshirjen e influencave të huaja, kryesisht ruse qoftë në parti politike por edhe në organizata mediatike nëpërmjet fondeve“- tha Gjiknuri.