Një shtetas serb 63-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Himarës.
Policia bën me dije se S.B 63-vjeç ka mbërritur në spital rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
“Sot, rreth orës 08:00, në spitalin e Himarës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi serb S. B., 63 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.