Ish-shefi i policisë Dritan Zagani ka ngritur së fundmi dyshimet se i shumëkërkuari i policisë, Ervis Martinaj mund të ketë kryer ndërhyrje plastike.
Gjatë një interviste në “Shqipëria Live”, Zagani deklaroi se dy muaj para se Martinaj të zhdukej ka dërguar njerëz në Itali për të kontaktuar me një nga kirurgët më të mirë plastikë atje.
“Pak muaj para se të zhdukej ky person nëpërmjet lidhjeve të tij ka kërkuar të takoj një nga kirurgët plastik më të mirët në Itali. Ka dërguar njerëz që ta sjellin në Shqipëri dhe ky kirurgu është shqiptar. Hetuesit a e kanë shqyrtuar ndonjëherë këtë mundësi? Thuajse dy muaj para se të zhdukej Ervis Martinaj ka ndodhur kjo gjë”, u shpreh Zagani.
Kujtojmë se, Ervis Martinaj vazhdon të jetë i zhdukur që prej muajit gusht. Policia ende nuk mund të thotë nëse Martinaj është ekzekutuar apo e ka inskenuar vetë rrëmbimin e tij. Kanë qenë familjarët e tij dhe në dhe specifikisht xhaxhai i tij, i cili tha para uniformave blu se kishte humbur kontaktet me nipin./Opinion.al