Premier League dhe Liga angleze e futbollit kanë shtyrë sfidat e ndeshjeve të kësaj fundjave pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, pasditen e së enjtes.
Lajmi u bë i ditur sot përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
“Për të nderuar jetën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm për kombin, dhe si shenjë respekti, ndeshjet e kësaj fundjave në Premier League do të shtyhen, duke përfshirë ndeshjen e së hënës në mbrëmje”, shkruhet në Twitter.
As a mark of respect to Her Majesty Queen Elizabeth II, this weekend’s Premier League match round will be postponed.
— Premier League (@premierleague) September 9, 2022
Ndërkohë, edhe Liga angleze e futbollit në deklaratën e tyre, thanë se ndeshjet e planifikuara në datat 9 dhe 10 shtator do të shtyhen në shenjë respekti për Mbretëreshën Elizabeth II.
“Pas diskutimeve të mëngjesit të kësaj të premteje , është përcaktuar se të gjitha ndeshjet e EFL nga 9-10 shtator do të shtyhen si shenjë respekti nga Sporti Kombëtar për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II”, thuhet në deklaratën e tyre./Opinion.al
Further to discussions on Friday morning it has been determined that all EFL fixtures from 9-10 September will be postponed as a mark of respect by the National Sport to the passing of HRH Queen Elizabeth II.#EFL https://t.co/TKtWrbalcg
— EFL Communications (@EFL_Comms) September 9, 2022