Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Ballkani i Hapur i hap rrugën krimit dhe drogës

2022/09/07 at 6:57 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Kryetari i PD Sali Berisha ka kritikuar përsëri nismën Ballkani i Hapur. Teksa ka folur për legalizimin e kanabisit në vendin tonë, Berisha tha gjatë një takimi me ekspertë dhe gazetarë se Ballkani i Hapur ndihmon trafikimin e drogës.

Sipas Berishës, Ballkani i Hapur kërcënon sigurinë e Shqipërisë dhe se do i hap rrugën rritjes së kriminalitetit.

“Në të gjitha problemet e një shoqërie, të një vendi, kombi, problemi i parë dhe më kryesor mbetet problemi i sigurisë, asaj kombëtare, ligjore, të rendit, jetës, pronës, veprimtarisë, të qytetarëve dhe shoqërisë në tërësi.  Në shumë aspekte, ajo që është dëmtuar më rëndë, që është rrokullisur më shumë, që është shndërruar në një rrezik madhor, për qytetarin shqiptar, shoqërinë, kombin tonë, lidhet direkt me çështjet e sigurisë. Sot ne jemi një vend anëtar i NATO-s. Për definicion ne nuk mund të kemi kërcënime për sigurinë kombëtare, sepse aleanca ka traktatin, nenet e saj, por edhe zotimin së fundmi të presidenti Joe Biden, që një inç po u prek në territoret e vendeve anëtare të NATO-s, aleanca do të reagojë si një e tërë. Ajo që është tejet shqetësuese është, një përpjekje e hapur e Edi Ramës, për të rreshtuar Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s me Serbinë, e cila në të gjitha kohërat që kur është bërë e pavarur deri më sot, është e njohur si Rusia e vogël. Në këtë kontekst më duhet të them se nëse duhet të ishte Shqipëria e para që duhet të kundërshtonte një projekt, është në fakt Kosova, qeveria e Kosovës që është shndërruar një nga faktorët kryesorë të gjysmimit të këtij projekti, apo shndërrimit të këtij projekti në një aleancë trelaterale Beograd-Shkup-Prishtinë.  Në të vërtetë kjo aleancë aq sa përbën një problem të pamohueshëm për sigurinë kombëtare, aq problem edhe për rendin, sigurinë dhe luftën ndaj krimit. Janë pikërisht në këtë aks, lëvizin, operojnë, bandat më të fuqishme të Ballkanit. Atje ishte Bjellivuku, këtu janë Bjellivukët e tjerë, por në një farë mënyre ‘Ballkani i Hapur’ është një Ballkan i hapur për krimin, drogën, për pasigurinë”,-tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Izraeli do seli policie në Gaza: Hamasi të shkatërrohet, lironi pengjet
Bota

Izraeli do seli policie në Gaza: Hamasi të shkatërrohet, lironi pengjet

15 Shtator, 2025 5:56 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Kryesore

Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

15 Shtator, 2025 5:15 pm
Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë
Politikë

Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë

15 Shtator, 2025 3:49 pm
Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese
Rajoni

Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese

15 Shtator, 2025 3:35 pm
Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë
Aktualitet

Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë

15 Shtator, 2025 3:06 pm
Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë
Kryesore

Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë

15 Shtator, 2025 2:49 pm
11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për PD
Politikë

11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për PD

15 Shtator, 2025 2:46 pm
Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca
Politikë

Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca

15 Shtator, 2025 2:45 pm
Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën
Sport

Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën

15 Shtator, 2025 2:37 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Kryesore

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…

15 Shtator, 2025 1:49 pm
Para
“Ja u them unë ku është Vis Martinaj”, Berisha: Shko pyet…

“Ja u them unë ku është Vis Martinaj”, Berisha: Shko pyet…

COVID-19 në Shqipëri/ 233 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

OBSH: Vaksinat që merren nga hunda mund të ndihmojnë në kontrollim të COVID-19

OBSH: Vaksinat që merren nga hunda mund të ndihmojnë në kontrollim të COVID-19

TE FUNDIT

Izraeli do seli policie në Gaza: Hamasi të shkatërrohet, lironi pengjet

Izraeli do seli policie në Gaza: Hamasi të shkatërrohet, lironi pengjet
15 Shtator, 2025

Lindja e Mesme po përjeton ditë vendimtare për të ardhmen. Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, gjatë vizitës në Izrael...

Lexo më shumë

Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
15 Shtator, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ditën e sotme qeverinë “Rama 4”. Njoftimi: Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin...

Lexo më shumë

Vrasja e Kirk, atentatori “kyç” gojën, nuk rrëfen asgjë për krimin

Vrasja e Kirk, atentatori “kyç” gojën,  nuk rrëfen asgjë për krimin
15 Shtator, 2025

Guvernatori i Utah, Spencer Cox, ka deklaruar se 22-vjeçari Tyler Robinson i cili vrau aktivistin politik të së djathtës Charlie...

Lexo më shumë

Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë

Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë
15 Shtator, 2025

Mbrojtja në gjykimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com