Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Fatmir Arës, prishja e pazareve të drogës pista kryesore

2022/09/06 at 6:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Fatmir Arës, prishja e pazareve të drogës pista kryesore

Sot mbi trupin e 43-vjeçarit shqiptar, Fatmir Ara, i gjetur i pajetë të shtunën në një pyll të San Carlo Canavese në Itali, do të kryhet autopsia. Nga përgjigjet e dala prej autopsisë pritet të hidhet dritë mbi vrasjen e tij.

Ndërkohë, karabinierët e Compagnia di Venaria po marrin në pyetje disa persona, familjarë por edhe ata që e njihnin mirë viktimën për të rindërtuar orët e fundit para vdekjes. Po ashtu, ata po kontrollojnë telefonatat e fundit që Ara ka kryer me celularin e tij.

Fatmir Ara ishte zhdukur që nga e premtja. Pronar i firmës “Nuova Edile”, nuk ishte kthyer në shtëpinë e tij në Mathi, ku jetonte me partneren dhe dy fëmijët.Fatmir Ara ishte në arrest shtëpie dhe mund të dilte vetëm për punë.

Sakaq, hetimet janë fokusuar në të shkuarën e tij, pasi viktima ishte një person me precedent të ndryshëm penalë. Autoritetet italiane nuk përjashtojnë asnjë pistë, veçanërisht atë të prishjes së pazareve të drogës dhe të larjeve të hesapeve.

Mediat italiane shkruajnë se, Fatmir Ara, përpara kompanisë së ndërtimit, drejtonte një piceri në Ciriè, pranë stacionit hekurudhor Torino-Ceres. Pikërisht ai vend u konsiderua si baza logjistike për furnizimin e tregut të drogës në qytet në një hetim të vitit 2020.  Ai u arrestua me pesë bashkatdhetarë të tjerë, për veprën penale të “shpërndarjes së drogës” që varionin nga tetori 2017 deri në gusht 2019.

Pikërisht në atë periudhë, sipas hetuesve, banda, e cila e bleu drogën në Torino, në Lungo Dora Napoli ose në Mirafiori Nord, ia shiti Ciriès. Klientët porosisnin me kodin “pica dhe birrë” dhe droga iu shkonte në shtëpi. “Miri”, siç quhej Fatmir Ara, kishte “një rol më vete” për hetuesit dhe lexohet ndër gazeta “me rëndësi të padyshimtë dhe të padiskutueshme”.

Në të kaluarën e tij ai ishte dënuar për “armëmbajtje pa leje”,ndërsa ishte dënuar për një histori që përfshinte një pjesëtar të forcave të policisë, të cilit Fatmiri i kishte kërkuar të kontrollonte bazën e të dhënave për ndonjë ankesë kundër tij. Karabinierët, të koordinuar në hetimet nga kryeprokurorja e Ivrea Gabriella Viglione, po hetojnë çdo detaj për të mos i lënë asgjë rastësisë.

Ditën e djeshme ata janë kthyer në vendin e krimit, në fushën ku është gjetur kufoma.  Sot, do të bëhet autopsia nga mjeku ligjor Roberto Testi. Nga ekzaminimi mund të tregohet qartë numri i goditjeve që ka marrë në trup, si dhe çfarë arme qështë përdorur nga autori.

Nga hetimet paraprake u konstatuan disa të shtëna, por nuk ishte e qartë nëse vinin nga një armë zjarri, pushkë, si dhe me çfarë sendesh të tjera është goditur para se ta vrisnin. Përjashtohet mundësia që dhuna të jetë bërë për grabitje pasi  ai i kishte me vete të gjitha sendet personale./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
Kryeministrja e re Britanike prezanton prioritetet e qeverisë së saj

Kryeministrja e re Britanike prezanton prioritetet e qeverisë së saj

Bastet sportive, Meta: Dikur deklaronin se i ndalon dhe Kurani, tani i rikthejnë

Bastet sportive, Meta: Dikur deklaronin se i ndalon dhe Kurani, tani i rikthejnë

Ekspertiza/ 3 të rinjtë e masakrës së Fushë-Krujës u qëlluan nga një armë e vetme

Ekspertiza/ 3 të rinjtë e masakrës së Fushë-Krujës u qëlluan nga një armë e vetme

TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com