Pak ditë më parë Shqipëria u trondit nga krimi që u regjistrua në Tiranë. Arsen Muskurti vrau me armë vëllain, Dritan dhe bashkëshoretn e tij Nora Muskurti në biznesin e tyre.
Lidhur me vrasjet në familje ka folur Rita Petro, e cila shprehet se edhe prindërit duhettë bëjnë kujdes se si sillen me fëmijët e tyre.
Sipas saj, mënyra e silljes së prindërve me fëmijët ndikon në marrëdhënien e tyre.
“Ajo që më bën përshtypje është se prindërit janë në anën e vetëm të një djali. Nëna nuk shkoi në varrimin e djalit. Shikoni sa të thella janë, që prindërit bëhen shkak dhe për ndarjet, ata ishin të rritur, por kjo gjë mund të ketë filluar që kur ishin të vegjël. Familja është baza dhe se si janë sill prindërit. Është autoriteti i madh që ka qenë dikur, arrogancën e babait, patriarkut, sot e ke në pushtet. Këta njerëz bëhen kriminelë një pjesë është e frustruar dhe ata do dhunojnë”,-tha Petro./Opinion.al