Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bombardimet shkaktojnë shkyçjen e termocentralit bërthamor të Zaporizhias

2022/09/05 at 8:33 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bombardimet shkaktojnë shkyçjen e termocentralit bërthamor të Zaporizhias

Reaktori i fundit i aktivizuar në termocentralin e madh bërthamor të Zaporizhzhias u shkyç nga rrjeti i Ukrainës të hënën pasi bombardimet ruse ndërprenë linjat e energjisë, tha kompania shtetërore bërthamore “Energoatom”.

Impianti me gjashtë reaktorë që ndodhet në Ukrainën jugore, i cili është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, u pushtua nga Moska në mars, por ende operohet nga personeli ukrainas.

“Sot, si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga bombardimet, linja e transmetimit (e fundit në funksion) u shkëput”, thuhet në një postim të kompanisë “Energoatom”, të postuar në rrjetin social Telegram.

“Si rezultat, njësia numër 6 e reaktorit, e cila aktualisht furnizon nevojat e centralit për energji, u shkyç nga rrjeti”, thuhet në deklaratë.

Ukraina nuk është në gjendje të riparojë linjat e energjisë tani për shkak të rifillimit të luftimeve rreth stacionit, shkroi në Facebook ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko.

“Riparimi i linjave të energjisë aktualisht është i pamundur – luftimet rreth termocentralit po vazhdojnë”, tha ai.

Ministri Galushchenko u ankua se bombardimet e fundit goditën zonën menjëherë pasi shumica e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike u larguan nga centrali më herët të hënën.

“Sapo misioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike u largua nga centrali bërthamor i Zaporizhzhias, reaktori sërish u shkyç”, shtoi ai.

Kievi dhe Moska kanë fajësuar njëri-tjetrin për rrezikim të një katastrofe bërthamore pasi zona rreth uzinës u bombarduan rregullisht gjatë muajit të kaluar.

Ukraina gjithashtu ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për vendosjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake në termocentralin bërthamor.

Dy reaktorë të termocentralit bërthamor, i pesti dhe i gjashti, mbeten në përdorim, por aktualisht janë shkyçur nga rrjeti. Ata janë shkyçur në mënyrë të vazhdueshme për shkak të bombardimeve në dy javët e fundit./ VOA

Ju sugjerojmë

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti
Bota

Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

8 Korrik, 2025 7:34 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

A mundet Donald Trump që të fitojë Çmimin Nobel të Paqes?

8 Korrik, 2025 7:29 pm
Tarifat, Trump: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare
Bota

Tarifat, Trump: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

8 Korrik, 2025 7:27 pm
Osmani kërkon të mos merren seriozisht kërkesat e Vuçiç: Vetëm fjalë e retorikë
Rajoni

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani thirrje për përgjegjësi institucionale

8 Korrik, 2025 7:26 pm
Kapiteni i anijes turistike humbi jetën pas aktit heroik, reagon Bashkia Shkodër
Kronikë

Kapiteni i anijes turistike humbi jetën pas aktit heroik, reagon Bashkia Shkodër

8 Korrik, 2025 7:24 pm
Vazhdon kriza mes çiftit presidencial francez, Brigitte “injoron” Macronin në Londër
Bota

Vazhdon kriza mes çiftit presidencial francez, Brigitte “injoron” Macronin në Londër

8 Korrik, 2025 7:08 pm
Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, lëndohet shoferi
Aktualitet

Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, lëndohet shoferi

8 Korrik, 2025 6:54 pm
Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike
Kryesore

Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike

8 Korrik, 2025 6:40 pm
Para
Shpërthen transformatori në Shën Todhër të Gjirokastrës

Shpërthen transformatori në Shën Todhër të Gjirokastrës

Kamera e fshehtë/ Mashtrimi i OPGJ: Me 2 milionë Lekë të mbyll çështjen

Kamera e fshehtë/ Mashtrimi i OPGJ: Me 2 milionë Lekë të mbyll çështjen

Video/ OPGJ-ja i kthen qytetarit 2 milionë Lekë që ia zhvati për mbylljen e çështjes

Video/ OPGJ-ja i kthen qytetarit 2 milionë Lekë që ia zhvati për mbylljen e çështjes

TE FUNDIT

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
8 Korrik, 2025

Mundësi ruso-shqiptar Islam Dudaev ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke marrë medaljen e artë në stilin e lirë gjatë eventit...

Lexo më shumë

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
8 Korrik, 2025

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë që do të mbetet plotësisht pa ujë, kanë thënë ekspertët, të...

Lexo më shumë

Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti
8 Korrik, 2025

Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyjet pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa...

Lexo më shumë

A mundet Donald Trump që të fitojë Çmimin Nobel të Paqes?

Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
8 Korrik, 2025

Çmimi Nobel për Paqen është një nga nderimet më prestigjioze që mund t’u jepet individëve dhe organizatave në nivel ndërkombëtar....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com