Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pa të atin të varur në mes të Shkodrës”, historia tragjike e familjes Marashi

2022/09/05 at 8:19 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Pa të atin të varur në mes të Shkodrës”, historia tragjike e familjes Marashi

Nga Lek Pervizi


Ishte vetëm 6-vjeç, mosha kur krijon kujtimet e para, kur Albina Marashi (Pervizi) do të nguliste në sytë e memories së saj, kujtimin më të tmerrshëm; atë të varjes së babait të saj, majorit Llesh Marashi, nga komunistët e sapoardhur në pushtet. Që nga ai moment, jeta e saj do të ishte një rrugëtim vuajtjeje nëpër kampe internimi, por edhe një akt qëndrese ndaj komunizmit të egër. Albina Marashi, e cila u martua me një tjetër të internuar politik, Genc Pervizin, djalin e Prenk Pervizit, gjatë kohës që ishte në internim. Në 6 janar 2020, në New York, u nda nga jeta Albina Marashi Pervizi, një viktimë dhe heroinë e kampeve të internimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Albina Marashi – Pervizi, ishte vajzë e parafundit e major Llesh Marashit, me tre vllazën dhe nji motër ma të vogël. Në maj tё vitit 1945, familja e tyre do tё internohesh në Berat, ku Albina do tё ishte vetёm gjashtë vjeçe. Me kapjen e arrestimin e Llesh Marashit, familja Marashi lirohet, kёshtu ajo në moshë tё njomё fëminore, do tё ishte e pranishme në varjen e atit tё saj, nё mes tё qytetit tё Shkodrёs, tue pësue nji tronditje tё madhe, dhe njё traumё qё do kthente nё forcё pёrballё sё keqes…!

Qysh atё çast në shpirtin e vajzёs, do tё lindte urrejtja për ata që i kishin vra babën. N’ato kushte tё vёshtira, familja qëndron në Shkodër, ku ajo me shumё vёshtёrsi mund tё vazhdojë shkollën e tё mbarojё gjimnazin.

Në vitin 1955, do tё arratiseshin dy vllaznit e saj: Alfredi dhe Rudolfi, kurse i treti Eduardi, do tё përfundonte në burg. Pra, sёrish pa mbushё 17 vitet, Albina sё bashku me nanёn e saj, do tё nisnin internimin e dytё tashmё nё Fermën “Çlirimi”, në rrethin e Fierit, ndёrsa e motra, Xhina do tё martohej e re ndёr Pistullorёt e Shkodrës.

Si vajzё e internueme, Albina do tё përfshihej në punët e rënda e tё detyrueme të bujqësisё deri në vitin 1958, ndërkohë qё do tё fejohej me Genc Pervizin, djalin e dytë të gjeneral Prenk Pervizit, (ish-Komandant i Mbrojtjes Kombëtare në vitet 1943-’44, i arratisur nga Shqipëria dhe me banim në Belgjikë) dhe do tё transferohej nё Gradishtë të Lushnjes, ku nё nji vorfni ekstreme do tё bëhej edhe martesa e tyne.

Burrë e grue u pёrballёn me punët e rënda të bujqësisë, me nji forcë të madhe shpirtërore dhe dinjitet tё naltё. Edhe pse nё njё kamp internimi, ajo do tё ishte nana e gjashtë fëmijëve, dy vajzave dhe katër djemve. I shoqi, Genci do tё vazhdonte nё internim tё pafundmё. Mbas 10 vitesh burg, ai s’do tё lejohej të lëvizte kurrё nga kampi dhe baltat e famshme tё Gradishtës së Lushnjes ku ishin të internuar familjarisht.

Sot, përshkrimi i asaj periudhe, duket si diçka normale, ndërsa gjendja e familjes Pervizi ishte tejet e rëndueme. Trajtimi i keq, mbajtja gjithë kohёs nën kontroll, presionet e Degёs sё Punëve të Brendshme, varfënia ekstreme. Por ata, kёt gjendje e përballen me vendosmёri e krenari, për mos me i’u mposhtё kurrë se keqes. Nga fundi i viteve ’70-të, nё Gradishtë u ba nji seri arrestimesh nga Sigurimi i Shtetit dhe kudo nisi tё mbretëronte klima e pasigurisë.

Në Gradishtë jetonin edhe nana e Gencit, Ana, e shoqja e gjeneralit Prenk Pervizi, djali i madh, ushtaraku Valetin Pervizi, (i diplomuar në Itali si ushtarak), kurse djali i tretë, Leka, jetonte i internuem nё Pluk, afër Lushnjës.

Në këto kushte terrori e frike, Albinës iu bë nji gjyq para popullit, duke e demaskue pse fliste në fushë kundër partisë dhe shtetit. Ky demaskim ishte njëё presion i hapёt mbi burrat e familjes, Gencin e Valentinin. Nuk vonoi, u demaskua edhe kunata e saj, gruaja e Lekës, Gjuliana, apo Beba, siç njihej ajo nga të gjithë të internuarit. Tё dyja gratё kurajoze e krenare qёndruen tё pamposhtura edhe në kёtë rast.

Albina, ishte grua me zemёr tё madhe e shpirt tё bardhё. Energjike e palodhur, nënë shembullore, e arsyeshme dhe e ndjeshme edhe n’ato kushte tmerrësisht të vështira i rriti me kujdes e sakrifica, me mundime dhe pёrkushtim, me vlera dhe dashuri gjashtё fёmijёt e saj.

Me forcën e krahëve po edhe tё krenarisё sё malёsores stoike, ajo s’u ligёshtua kurrё, as nё kampet e vuajtjes as në kanalet e kёnetёn e Myzeqesё, ku të internuemit ishin pёrcaktue robёr tё pёrjetshёm pune dhe nёnshtrimi.

Ndërkohë jeta e saj pёson trauma e drama tё pafundme. Agjentët e Sigurimit të Shtetit, i vrasin në Paris, vëllanë e madh, Alfredin. Ndёrkohё vëllait në burg, Eduardit, i presin tё dyja këmbët dhe e lirojnё. Mbas pak kohёsh vdes, e prej dёshpёrimi i vdes edhe nana. Diktatura e kishte realizue nё mёnyrё shembullore, masakrimin e familjes Marashi.

Kur pritesh tё gёzonte ndonjë ditё lirie mbas rrёzimit tё Murit tё Berlinit, i vdes edhe i shoqi, Genci, nё prill 1989, mbas nji jete me 42 vite burg e internime. Edhe kёtu shfaqet sёrish ana makabre e diktaturёs dhe shpirtligësia komuniste arrin kulmin, sepse Lekës, vёllait tё vogёl tё Gencit qё jetonte nё Plug, mezi i dhanё pak orё leje veç të shkonte e të vinte brenda ditës, pa i dhanё mundёsi të merrte pjesë në varrimin e tё vëllait.

Këto rrethana të tregueme sot thjesht si njohuri, fshehin nё vetvedi, tragjedinë e nji gruaje tё thjeshtё si Albina Pervizi – Marashi, po dёshmojnё dramёn e gjithё të internuemve dhe të burgosunve politikё të Shqipërisë, nën regjimin komunist diktatorial monstruoz të Enver Hoxhës.

Atё terror që mbretëronte kudo, nën të cilin ishe i detyruem të jetoje, tё punoje e tё rrisje fёmijё tё pashkolluem, nën diktatin e komunist, që i kishin vue qёllim vetes me asgjesue familjet ma të nderueme të Shqipnisë, duke i trajtue si robër, si skllevër, si bujkrobër.

Albina Marashi Pervizi, ishte dhe mbeti nji vajzë e grua krenare, energjike e stoike, guximtare dhe e papёrkulun. Me vendosmëni të pashoqe, u bë shembull qëndrese dhe përballimi e vuajtjeve, survejimeve dhe sakrificave.

Sigurisht një viktimë ndër mija viktimash të shumta, po sigurisht një heroinë midis heroinave si shumё vajza dhe gra të internueme, mes tё cilave Albina, spikaste me shpirtin e saj tё pamposhtur, si një Norё e vërtetë Kelmendi.

Fëmijët e saj, gjithë familja Pervizi, ruajnë respektin, nderimin dhe kujtimin e saj, si njeri i dashtun dhe i sakrifikuar, si grua e nanë shembullore, që do tё mbetet e paharrueme në historinё e kёsaj familje./Memorie.al



Ju sugjerojmë

Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë
Aktualitet

Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë

20 Qershor, 2025 1:47 pm
Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”
Aktualitet

Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”

20 Qershor, 2025 1:39 pm
“Shkolla” për deputetët e rinj të PS/Berisha:S’keni vend në parlament! Lini mandatet
Aktualitet

“Shkolla” për deputetët e rinj të PS/Berisha:S’keni vend në parlament! Lini mandatet

20 Qershor, 2025 1:35 pm
Ambasada e SHBA uroi shqiptarët për zgjedhjet,Berisha:Mesazhi, asgjësimi i Edi Ramës
Aktualitet

A do e bojkotojë PD parlamentin e ri?Berisha: Çdo opsion në tavolinë!Beteja në çdo..

20 Qershor, 2025 1:21 pm
Berisha: Do të nisim të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri
Aktualitet

Berisha: Do të nisim të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri

20 Qershor, 2025 1:16 pm
Rriten temperaturat, fundjava perfekte për plazh
Aktualitet

Rriten temperaturat, fundjava perfekte për plazh

20 Qershor, 2025 12:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Berisha: Rama shtetëzoi dhe manipuloi votën e diasporës

20 Qershor, 2025 12:54 pm
Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën/Avokati: Për Zotin, nuk ka prova!
Aktualitet

Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën/Avokati: Për Zotin, nuk ka prova!

20 Qershor, 2025 12:47 pm
Asambleja e NATO-s/ Spiropali thirrje Iranit: Ndërprit aktivitetet bërthamore!
Aktualitet

Asambleja e NATO-s/ Spiropali thirrje Iranit: Ndërprit aktivitetet bërthamore!

20 Qershor, 2025 12:43 pm
Më 8 korrik, PE miraton raportin për Shqipërinë
Aktualitet

Më 8 korrik, PE miraton raportin për Shqipërinë

20 Qershor, 2025 12:37 pm
Para
Nga 1100 në 5000 € për m2, Shqipëria e 3 për apartamentet më të shtrenjta në Europë

Nga 1100 në 5000 € për m2, Shqipëria e 3 për apartamentet më të shtrenjta në Europë

6 vjet nga Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Si e përcjellin Begaj dhe Rama këtë ditë

6 vjet nga Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Si e përcjellin Begaj dhe Rama këtë ditë

Sulm me thikë në Kanada/ 10 të vrarë dhe 15 të plagosur

Sulm me thikë në Kanada/ 10 të vrarë dhe 15 të plagosur
















TE FUNDIT

Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë

Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë
20 Qershor, 2025

Bllokohet një karburant në Paskuqan, në të cilin shiteshin hidrokarbure pa kuponë, ndërkohë që policia ka arrestuar pronarin e subjektit....

Lexo më shumë

Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”

Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”
20 Qershor, 2025

Ish-Presidenti, Ilir Meta ka reaguar nga burgu, pas shtyrjes së seancës gjyqësore ndaj tij. Përmes një postimi në rrjete sociale,...

Lexo më shumë

“Shkolla” për deputetët e rinj të PS/Berisha:S’keni vend në parlament! Lini mandatet

“Shkolla” për deputetët e rinj të PS/Berisha:S’keni vend në parlament! Lini mandatet
20 Qershor, 2025

Në konferencën për mediat, kreu i PD Sali Berisha komentoi sot Akademinë Politike të PS-së e cila zhvillohet me qëllim...

Lexo më shumë

A do e bojkotojë PD parlamentin e ri?Berisha: Çdo opsion në tavolinë!Beteja në çdo..

Ambasada e SHBA uroi shqiptarët për zgjedhjet,Berisha:Mesazhi, asgjësimi i Edi Ramës
20 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në daljen për mediat ditën e sotme u pyet nëse opozita do të bojkotojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com