Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Pogradecit. Sipas policisë një automjet ka përplasur një këmbësore 74-vjeçare dhe është larguar nga vendngjarja.
E moshuara është paraqitur në spitalin e Pogradecit, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 04.09.2022, rreth orës 10:25, në Spitalin e Pogradecit, ka mbërritur shtetasja V. P., rreth 74 vjeçe, e cila dyshohet të jetë aksidentuar në rrugë nga një automjet në qytetin e Pogradecit, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.Kjo shtetase aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.