Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë Gledis Nanos.
Meta tha se ai është bërë kokë turku ndërsa akuzoi ministrat dhe kryeministrin për lidhje me bandat e krimit.
“Shkarkimi i Nanos vendim i çuditshëm. Kokë turku, vetëm 10 muaj më parë u promovua me entuziazëm edhe vlerësime si prurje e re cilësore dhe shpresëdhënëse ëpr drejtimin ligjor e qytetar të policisë së shtetit. Nuk ka ndonjë naiv që të besojë se drejtori i policisë deri dje apo deri para 10 vitesh, që kur Rama u bë kryeministër, që drejtori dhe performanca e tij ka qenë problemi dhe as ministrat që janë bërë kokë turku pas kokë turku dhe ndërkohë që situata e rendit ka ardhur vetëm duke u përkeqësuar në mënyrë ekstreme. Askush mos të mashtrohet se një shkarkim si ky i sotmi mund të jetë shpresëdhënës për një përmirësim të funksionimit të policisë së shtetit dhe integritetit të saj, sigurisë qytetare dhe publike. Përfshirja e segmenteve të policisë, për arsye politike në këtë nxitje “hënkshin kokat me njëri tjetrin” që ka promovuar kryeministri aktual. Të gjithë e dinë që lidhet e bandave janë të drejtpërdrejta me kryeministrin, me ministrat me kryetaret e grupeve të deputeteve sipas qarqeve|”-tha Meta.