Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit të shtetasit turk Faruk Fatih Özer.
Në një status në “Facebook”, Çuçi shkruan se arrestimi i tij është një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare.
Teksa përgëzon oficerët që morën pjesë në operacion, Çuçi paralajmëron tolerancë zero për krimin e organizuar.
“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar!”-shkruan Çuçi./Opinion.al