Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Grykë e Zezë të Lezhës.
Mësohet se ish-dhëndri Besnik Pjetri, ka vrarë me armë ish-vjehrrin e tij Pjerin Gjoka bashkë me djalin.
Bëhet me dije se dy viktimat ishin kthyer nga Italia ditën e djeshme.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin.