“Vendet perëndimore në mënyrë të njëanshme e njohin Kosovën si shtet të pavarur, sepse kjo është e dobishme për ta, dhe jo për shkak të funksionimit të së drejtës ndërkombëtare”. Kështu është shprehur ministri i jashtëm Rus, Sergej Lavrov për televizionin rus “Zvezda”.
“Perëndimi, në përpjekje për të ruajtur dominimin dhe për të shkuar kundër rrjedhës objektive të historisë, refuzon ligjin ndërkombëtar. Kur është e nevojshme, Perëndimi është i gatshëm të njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë jolegjitime, pa asnjë referendum, në mënyrë të njëanshme, siç ishte rasti me Kosovën”, tha ai gjatë intervistës.
Lavrov nënvizoi se kur nuk i përshtatet Perëndimit të njohë një vend, nuk e bën këtë. Sipas tij kështu ndodhi me Krimenë.