Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Petkoviç: Marrëveshja për dokumentet ruan praninë e Serbisë në Kosovë

2022/08/27 at 8:34 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Petkoviç: Marrëveshja për dokumentet ruan praninë e Serbisë në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se marrëveshja e arritur për dokumentet për hyrje-dalje midis Kosovës dhe Serbisë, siguron paqe dhe stabilitet.

“Falë përpjekjeve të fuqishme diplomatike të presidentit Aleksandar Vuçiç, sot arritëm të marrim garancitë e nevojshme nga BE-ja dhe në këtë mënyrë të arrijmë marrëveshje për lirinë e lëvizjes dhe dokumentet serbe. Me të, ne arritëm të sigurojmë paqe dhe stabilitet në Kosovë e Mehtohi dhe të ruajmë letërnjoftimet serbe për serbët në krahinën jugore, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit. Prandaj mund të them se kemi lajme të rëndësishme”, tha ai përmes një deklarate me shkrime.

Sipas tij, me këtë marrje është ruajtur prania e shtetit të Serbisë në Kosovë.

“Kjo do të thotë se çdo qytetar i Serbisë që jeton në Kosovë dhe Metohi do të mund të lëvizë lirshëm me letërnjoftim serb. Çdo serb në jug dhe veri të Ibrit, pa përjashtim, do të mund të jetojë, punojë normalisht me serbët e tjerë dhe të përdorë letërnjoftimet për të kaluar vendkalimet administrative”, tha ai.

Ai tha se marrëveshja që njeh dokumentet do të shoqërohet me një tekst, ku thuhet:

“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina [Kosova] bëhet vetëm për arsye praktike për të lehtësuar pozitën e qytetarëve dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes, në përputhje me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur në dialog më 2011. Kjo nuk mund të interpretohet si njohje për pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovë dhe nuk interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244 e OKB-së”.

Petkoviç shtoi se në të ardhmen pret sfida për Serbinë sa i përket çështjes së targave serbe.

Bashkimi Evropian njoftoi më 27 gusht se është arritur marrëveshja për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje. Këtë praktikë Serbia e ka aplikuar për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet. Ndërkaq, Kosova kishte lëshuar për disa orë më 1 gusht dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit serbe, me të hyrë në territorin e saj.

BE-ja tha se me këtë marrëveshje puna për çështjen e lëvizjes së lirë nuk ka përfunduar, pasi ka mbetur e pazgjidhur edhe çështja e targave.

Si vendimi për dokumentet, ashtu edhe ai për targat kanë pasur të hyjnë në fuqi më 1 shtator. Serbia ka deklaruar se për çështjen e targave nuk ka ndonjë kompromis dhe se ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Vendimi për targat serbe konsiston në riregjistirmin e tyre në RKS (Republika e Kosovës). Vlerësohet se 10.000 targa që lëshohen nga Serbia, me akronime të qyteteve të Kosovës, qarkullojnë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova dhe Prishtina kërkon që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh.

Vendimi për targat dhe dokumentet serbe, i marrë në qershor nga Qeveria e Kosovës, nxiti reagim të ashpër ndaj serbët në veri, të cilët ngritën barrikada në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht. Kjo bëri që diplomatët amerikanë dhe evropianë të shtonin angazhimin e tyre për arritjen e një marrëveshje dhe për të shmangur dhunën në veri./ REL

Ju sugjerojmë

Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Kallas: Të mbizotërojë diplomacia!

14 Qershor, 2025 3:12 pm
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270

14 Qershor, 2025 3:00 pm
Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Apeli rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt, lë në fuqi sekuestron e pasurive

14 Qershor, 2025 2:42 pm
Tentoi të vriste dy herë biznesmenin, policia arreston Astrit Sinanaj
Aktualitet

Tentoi të vriste dy herë biznesmenin, policia arreston Astrit Sinanaj

14 Qershor, 2025 2:26 pm
“Shpirti i Ballkanit” shpaloset në Korçë, artistët mbushin rrugët e qytetit
Aktualitet

“Shpirti i Ballkanit” shpaloset në Korçë, artistët mbushin rrugët e qytetit

14 Qershor, 2025 2:04 pm
Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë
Bota

Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë

14 Qershor, 2025 1:45 pm
Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë
Bota

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

14 Qershor, 2025 1:28 pm
Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!
Kryesore

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!

14 Qershor, 2025 1:14 pm
Siguria në plazh, masa të reja në Durrës
Aktualitet

Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

14 Qershor, 2025 1:05 pm
Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal
Aktualitet

Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal

14 Qershor, 2025 12:47 pm
Para
Turistja nga Peruja rrezikon jetën në Gramsh, e shpëton Policia

Turistja nga Peruja rrezikon jetën në Gramsh, e shpëton Policia

Marrëveshja me Serbinë, Kurti:  Zgjidhjet duhet të kenë reciprocitetin përbrenda

Marrëveshja me Serbinë, Kurti: Zgjidhjet duhet të kenë reciprocitetin përbrenda

Çmimi i energjisë elektrike arrin nivele rekord në Europë

Çmimi i energjisë elektrike arrin nivele rekord në Europë

TE FUNDIT

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Kallas: Të mbizotërojë diplomacia!

Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
14 Qershor, 2025

Përfaqësuesja e Lartë për Politikat e Jashtme në Bashkimin Europian, Kaja Kallas ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e tensioneve mes...

Lexo më shumë

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
14 Qershor, 2025

Ekipe shpëtimi i kanë vazhduar kërkimet në vendin e njërës prej fatkeqësive më të mëdha ajrore në Indi për të...

Lexo më shumë

Apeli rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt, lë në fuqi sekuestron e pasurive

Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash
14 Qershor, 2025

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Arben Ahmetajt për kthimin e disa pasurive. Bëhet fjalë për një...

Lexo më shumë

Tentoi të vriste dy herë biznesmenin, policia arreston Astrit Sinanaj

Tentoi të vriste dy herë biznesmenin, policia arreston Astrit Sinanaj
14 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar me urdhrër të Prokurorisë shtetasin Astrit Sinanaj, 49 vjeç, banues në Tiranë. Specialistët për Hetimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com