2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë ekstraduar drejt Spanjës, brenda 24 orëve.
Bëhet me dije se është ekstraduat shtetasi A. Xh., 38 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”,
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme, u ekstradua gjithashtu drejt Spanjës shtetasi R. T., në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik dhe i vënë në pranga nga Policia e Fierit, më 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”.