Koordinatorja e Luftës Anti Korrupsion, Brisida Shehaj në një konferencë për mediat ditën e sotme ka publikuar denoncimin e radhës në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.
Shehaj denoncoi një kontratë që është nënshkruar ndërmjet kompanisë së inceneratorëve dhe një kompanie italiane, e cila ka në thelb blerjen e një impianti të përdorur.
Sipas saj kompania ka mbledhur 70 milionë euro pagesa nga shteti dhe nga privati dhe ka blerë pajisje të përdorura.
“Sot do bëjmë publike një kontratë që është lidhur mes kompanisë italiane dhe Integrate Energji, që ka në thelb blerjen e një impianti të përdorur. Ne paguajmë dhjetra mln euro, ku kompania mori 70 mln euro pagesa nga shteti dhe privati dhe blen pajisje të përdorura. Kontrata u bë në 17 shtator të 2020-ës.”, tha ajo.”, tha Brisida Shehaj.