Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëzimi i qeverisë së Abazoviç, shumicë e re apo zgjedhje të reja në Mal të Zi

2022/08/23 at 10:30 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Seanca e votëbesimit/ Abazoviç- deputetëve: Ju shqetëson fakti që jam shqiptar

Pas votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviç në Mal të Zi, disa subjekte politike kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa të tjera shqyrtojnë formimin e Qeverisë së re.


Për këtë të fundit ka disa opsione – nga një qeveri partiake me një program konkret politik deri te një qeveri kalimtare, detyrë e së cilës do të ishte organizimi i zgjedhjeve.

Formimi i një qeverie të re është opsion më real se zgjedhjet e reja, ndonëse të gjitha kombinimet që aktualisht janë në lojë, duken të vështira për t’u arritur, thotë për Radion Evropa e Lirë aktivisti dhe kolumnisti malazez, Stefan Gjukiç.

“Më reale është të formohet një qeveri e re, sado e pamundur të duket tani”, thotë ai.

Më 20 gusht, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mocionin e mosbesimit kundër Qeverisë së Abazoviçit.

Për këtë mocion kanë votuar 50 nga gjithsejtë 81 deputetët.

Qeveria e Abazoviqit do të funksionojë me mandat teknik deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Kush me kë do të formonte Qeverinë e re?

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Millo Gjukanoviçit, e cila ka iniciuar rënien e Qeverisë së Abazoviçit, ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

“Pas dy eksperimenteve të këqija nga viti 2020 [Qeveria e ekspertëve dhe Qeveria e pakicës], do të duhet të biem dakord se kush do t’i përgatisë këto zgjedhje, për të siguruar përfundimisht një qeveri evropiane”, kanë thënë nga DPS-ja, duke shtuar se janë të gatshëm për një dialog konstruktiv me të gjitha partitë parlamentare.

Fronti Demokratik pro-serb (DF) pret që partitë e shumicës parlamentare, të dala nga zgjedhjet e gushtit 2020, të arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë së re.

Shumica e atëhershme parlamentare është përbërë nga partitë e mbledhura rreth DF-së, Demokratët e Aleksa Beçiqit, Lëvizja Qytetare URA e Abazoviqit dhe Partia Popullore Socialiste (SNP).

Ata kanë mposhtur DPS-në vetëm me një mandat më shumë në Kuvend, duke formuar Qeverinë e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq në dhjetor të vitit 2020.

Kjo Qeveri ka funksionuar deri në shkurt të këtij viti, kur është rrëzuar me iniciativën e zëvendëskryeministrit të atëhershëm, Dritan Abazoviç.

Megjithatë, midis URA-s dhe SNP-së në njërën anë dhe Demokratëve në anën tjetër është hapur një konflikt i ashpër politik, për shkak se Demokratët kanë votuar për rënien e Qeverisë së Abazoviqit.

Para votimit të mosbesimit në Kuvend, Abazoviq ka porositur ish-partnerët e tij që “të mos e thërrasin në tryezën e bisedimeve” pas përmbysjes së Qeverisë së tij.

Në opinion janë publikuar një sërë komunikatash, përmes të cilave këto parti akuzojnë njëra-tjetrën për tradhti, për bashkëpunim me DPS-në dhe hedhin poshtë mundësinë për të rënë dakord për krijimin e një qeverie të re.

Partitë më të vogla parlamentare, në anën tjetër, kërkojnë marrëveshje urgjente për datën e zgjedhjeve dhe për Qeverinë që do t’i përgatiste ato.

Qeveria kalimtare si opsion

Kryetari i Shoqatës së Avokatëve të Malit të Zi, Branisllav Radulloviç, thotë se pas rënies së Qeverisë së Abazoviçit, në tavolinë janë dy opsione të mundshme – që Qeveria e Abazoviçit të vazhdojë të funksionojë me mandat teknik deri në zgjedhjet e reja ose të formohet një qeveri kalimtare.

“Shtrohet pyetja nëse shumica parlamentare që ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë ekzistuese do të lejojë që mandatari me mandat teknik dhe zëvendëskryeministri nga ky pozicion të shkojnë në zgjedhje… apo do të pranojnë të formojnë një qeveri neutrale, e cila do të mundësonte që të gjitha subjektet të jenë të barabarta në procesin zgjedhor”, thotë Radulloviç.

Qeveria e Abazoviçit është rrëzuar nga DPS-ja e Gjukanoviçit, Demokratët opozitarë të Aleksa Beçiçit, disa parti më të vogla qytetare dhe disa parti të pakicave.

Radulloviç thotë se qeveria teknike me siguri do të kishte mbështetjen e dy të tretave të deputetëve, por nuk do të përfshinte liderët e partive.

“Ajo qeveri nuk do të ishte një qeveri klasike, programore. Të gjitha partitë do të delegonin në të një numër të caktuar ministrash, teknokratë partiakë, me kryeministër neutral. Ajo qeveri do ta mbante sistemin funksional, do të siguronte neutralitetin e zgjedhjeve. Do t’i krijonte kushtet që Qeveria e ardhshme të jetë e qëndrueshme, programore, dhe ta çojë Malin e Zi në Bashkimin Evropian”, thotë Radulloviç.

Mbledhja e shumicës së vjetër në Qeverinë e re nuk është reale

Gjukiç thotë se është joreale të pritet formimi i një shumice të re – të vjetër, e cila do të përbëhej nga fituesit e zgjedhjeve të gushtit 2020: DF, Demokratët dhe URA.

“Udhëheqësit janë shumë mendjemëdhenj dhe kjo shihet përmes lëvizjeve politike hakmarrëse në marrëdhëniet midis Demokratëve dhe URA-s. Fillimisht, URA ka iniciuar largimin e udhëheqësit të Demokratëve, Aleksa Beçiç, nga posti i kryetarit të Kuvendit, dhe tani Demokratët po hakmerren me mosbesimin ndaj Qeverisë së Abazoviçit”, thotë Gjukiç.

Partnerët perëndimorë presin zgjidhje të krizës

Nga të gjitha adresat e rëndësishme ndërkombëtare janë dërguar mesazhe për tejkalimin e krizës ekzistuese politike në Mal të Zi.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Picula, ka thënë se politika malazeze duhet të vendosë nëse do të vazhdojë në drejtim të integrimit evropian apo do të bëhet “mall shpenzues” i interesave ruse dhe serbe në rajon.

“Qytetarët e Malit të Zi vazhdojnë të mbështesin qartazi anëtarësimin në BE, gjë që duhet të marrë mbështetje në zgjedhje… Një Kuvend dhe një Qeveri e tillë sigurisht se do të kishin mbështetjen e Parlamentit Evropian”, ka shkruar Picula në Twitter.

Pas rënies së Qeverisë së Abazoviqit, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se nga Mali i Zi pret që të formojë shpejt një qeveri të re ose të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.


I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin pjesëmarrjen e DF-së në një qeveri të re të mundshme, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojnë DF-në partner, sepse ky subjekt “nuk mbështet vlerat evropiane”./REL



Ju sugjerojmë

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
Kryesore

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

12 Maj, 2025 8:13 pm
Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!
Kryesore

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!

12 Maj, 2025 8:06 pm
Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…
Kryesore

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…

12 Maj, 2025 7:42 pm
Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn
Politikë

Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn

12 Maj, 2025 7:25 pm
82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së
Politikë

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së

12 Maj, 2025 7:12 pm
Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
Bota

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

12 Maj, 2025 6:52 pm
Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
Kryesore

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

12 Maj, 2025 6:27 pm
Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
Aktualitet

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

12 Maj, 2025 5:58 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Aktualitet

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike

12 Maj, 2025 5:45 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

A e ka seriozisht Putini propozimin për paqe?

12 Maj, 2025 5:34 pm
Para
Shqipëria nis kontigjentin e 2 të ushtarëve me mision pranë KFOR-it në Kosovë

Shqipëria nis kontigjentin e 2 të ushtarëve me mision pranë KFOR-it në Kosovë

Sherri në Ksamil/Pjestarë të një familjeje, 3 persona janë transportuar në Tiranë

Ndalohet 72-vjeçari në Fier, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura

Video/ Qindra qytetarë e duartrokasin, ceremonia në nder të Luiza Gegës

Video/ Qindra qytetarë e duartrokasin, ceremonia në nder të Luiza Gegës
















TE FUNDIT

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
12 Maj, 2025

Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë Shijak. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, u numëruan kutitë nga 54...

Lexo më shumë

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!
12 Maj, 2025

Në KZAZ nr. 84 në qytetin e Vlorës sapo ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet  parlamentare 2025....

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…
12 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka dal pasditen e sotme në një deklaratë për mediat, ku ka dhënë...

Lexo më shumë

Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn

Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn
12 Maj, 2025

Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ-të e bashkisë së Memaliajt në qarkun e Gjirokastrës. Edhe këtë bashki e kryeson...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com