Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kontrollet e FBI në Mar-a-Lago, Trump padit Departamentin e Drejtësisë

2022/08/23 at 9:50 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kontrollet e FBI në Mar-a-Lago, Trump padit Departamentin e Drejtësisë

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump ka paditur Departamentin Amerikan të Drejtësisë për kontrollet e kryera nga FBI në vilën e tij në Mar-a-Lago në Florida.

Ekipi ligjor i Trump ka kërkuar të pezullohet hetimi për dosjet e sekuestruara nga shtëpia e tij.

Në padi, ekipi i tij kërkoi që të caktohej një avokat i pavarur për të mbikëqyrur dokumentet që agjentët e FBI-së morën në fillim të këtij muaji.

Njëmbëdhjetë grupe dosjesh të klasifikuara u morën nga shtëpia e Trump në Florida më 8 gusht, sipas FBI.

Trump po hetohet për keqpërdorim të mundshëm të dokumenteve.

Presidentët amerikanë duhet t’i transferojnë të gjitha dokumentet dhe emailet e tyre në një agjenci qeveritare të quajtur Arkivi Kombëtar – dhe FBI po heton nëse zoti Trump i ka keqpërdorur të dhënat duke i çuar ato nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago pasi u largua nga detyra në janar 2021.

Vetë Trump ka mohuar çdo pretendim dhe ka deklaruar se sendet ishin të deklasifikuara.

Në dokumentin prej 27 faqesh të depozituar në një gjykatë në Florida, ekipi ligjor i zotit Trump akuzon kërkimin e departamentit të drejtësisë se ” kërkojnë dokumente të dobishme politikisht ose kërkojnë  të mbështesin përpjekjet për të penguar Presidentin Trump të kandidojë përsëri si president”.

Presidenti Donald J Trump është kryesuesi i qartë në zgjedhjet presidenciale republikane të 2024-ës dhe në zgjedhjet e përgjithshme të 2024-ës, nëse ai vendos të kandidojë”, thuhet në deklaratë.

“Zbatimi i ligjit është një mburojë që mbron amerikanët,” vazhdon ai. Nuk mund të përdoret si armë për qëllime politike”.

“Lëvizja tronditëse agresive” në Mar-a-Lago nga rreth agjentë të FBI-së ndodhi “pa kuptuar shqetësimin që do t’u shkaktonte shumicës së amerikanëve”, thanë avokatët e Trump.

Departamenti i Drejtësisë (DD) tha në një deklaratë të shkurtër se prokurorët ishin në dijeni të padisë së Trumpit dhe do të përgjigjeshin në gjykatë.

“Urdhri i kërkimit në Mar-a-Lago u autorizua nga një gjykatë federale pas gjetjes së shkakut të mundshëm”, tha zëdhënësi Anthony Coley.

 Padia ligjore  e Trump-it u depozitua në West Palm Beach, Florida, të hënën, përpara një gjyqtari që Trump emëroi në detyrë në vitin 2020, raporton BBC./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Noka: Basha paguhet nga qeveria e Ramës për shuarjen e opozitës
Kryesore

Incidenti në Vorë, Flamur Noka reagon pasi u procedua penalisht

11 Maj, 2025 7:04 pm
I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar
Aktualitet

I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar

11 Maj, 2025 6:55 pm
DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze
Politikë

DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze

11 Maj, 2025 6:43 pm
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Rajoni

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin

11 Maj, 2025 6:36 pm
Zgjedhjet parlamentare/ 91 votues nga 929 në një QV, çfarë po ndodh në Nartë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ 91 votues nga 929 në një QV, çfarë po ndodh në Nartë

11 Maj, 2025 6:13 pm
“Vlora të votojë deri në orën 22:00”, rrëzohet kërkesa e socialistëve
Aktualitet

“Vlora të votojë deri në orën 22:00”, rrëzohet kërkesa e socialistëve

11 Maj, 2025 6:11 pm
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Fotografuan fletën e votimit, policia arreston dy persona të tjerë

11 Maj, 2025 5:43 pm
Legalizimi i kanabisit, PD: Taksa që Rama u paguan bandave për zgjedhjet e vjedhura
Aktualitet

Tensionet në qendrën e votimit në Vorë, nis procedimi penal për Flamur Nokën

11 Maj, 2025 5:38 pm
Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Kishim informacione për përfshirjen e bandave
Kryesore

Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Kishim informacione për përfshirjen e bandave

11 Maj, 2025 5:29 pm
Topalli thirrje qytetarëve: Mos nënvlerësoni zërin tuaj!
Kryesore

Topalli thirrje qytetarëve: Mos nënvlerësoni zërin tuaj!

11 Maj, 2025 5:15 pm
Para
Seanca e votëbesimit/ Abazoviç- deputetëve: Ju shqetëson fakti që jam shqiptar

Rrëzimi i qeverisë së Abazoviç, shumicë e re apo zgjedhje të reja në Mal të Zi

Shqipëria nis kontigjentin e 2 të ushtarëve me mision pranë KFOR-it në Kosovë

Shqipëria nis kontigjentin e 2 të ushtarëve me mision pranë KFOR-it në Kosovë

Sherri në Ksamil/Pjestarë të një familjeje, 3 persona janë transportuar në Tiranë

Ndalohet 72-vjeçari në Fier, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura

TE FUNDIT

Incidenti në Vorë, Flamur Noka reagon pasi u procedua penalisht

Noka: Basha paguhet nga qeveria e Ramës për shuarjen e opozitës
11 Maj, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar lidhur me nisjen e procedimit penal ndaj tij pas incidentit...

Lexo më shumë

I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar

I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar
11 Maj, 2025

Një situatë e jashtëzakonshme ka ndodhur sot gjatë një interviste televizive me Dr. Vasil Llajon, kandidat i Partisë Socialiste në...

Lexo më shumë

DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze

DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze
11 Maj, 2025

Votimi në Shqipëri filloi në orën 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
11 Maj, 2025

Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish – në përpjekjen e tyre të katërmbëdhjetë– ta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com