Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka vizituar në spital dy efektivët e lënduar nga incidenti me shtetasit rusë në Gramsh.
Ndërsa hetimet mbi rastin dhe rolin e rusëve vijojnë, vetë ushtarakët që tashmë janë në gjendje të qëndrueshme, kanë deklaruar se në momentin e parë kanë humbur shikimin.
“Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. Për momentin po. E kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat”, tha njëri prej tyre.
Kujtojmë se ndaj dy ushtarakëve dyshohet të ketë përdorur neuro-paralizues./Opinion.al