Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur pranë uzinës ushtarake të Gramshit, ku dy ushtarë shqiptarë u sulmuan dy shtetas rusë dhe një tjetër ukrainas. Kim shprehet se qëndron pranë aleatëve shqiptarë dhe kërkon zbulimin e përgjegjësive.
“Bisedova me Ministrin e Mbrojtjes Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Kingji dhe urova shërim të shpejtë për ushtarakët e plagosur mbrëmë në ruajtje të ovbjektit të ushtrisë. Ne qëndrojmë në krah të aleatit tonë, ndërkohë që autoritetet investigojnë për të zbuluar faktet dhe të nxjerrin përgjegjësitë”, shkroi Kim.
I spoke w/?? DefMinister @nikopeleshi & Chief of Defense Gen. Kingji to wish speedy recovery to the 2 soldiers injured last night while protecting ?? military facility. We stand w/our Ally as authorities investigate fully to determine facts & hold accountable those responsible.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 21, 2022