Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Koalicioni Berisha-Meta shumëzohet me zero, na duhet lider i fortë si Rama

2022/08/20 at 2:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj për presidentin e ri: Nëse Meta kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi në një intervistë për News 24, nga Kievi, deklaratat e një dite më parë të Ilir Metës dhe Sali Berishës, te cilet u shprehen se do të ketë një koalicion mes tyre ne zgjedhjet e ardhshme vendore.

Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo nuk e tremb Partine Socialiste pasi Berisha dhe Meta nuk kanë më se çfarë t’i japin Shqipërisë.

“Është diçka që shumëzohet me zero. Ata nuk kanë se çfarë t’i japin Shqipërisë. Jo se Edi Rama është kryetari im i partisë, por është kënaqësi të jesh në Kiev – pavarësisht kontekstit shumë tragjik – dhe kur përmendet fjala “Shqipëri” dhe “Qeveria e Shqipërisë”, ndihesh krenar. Edhe pse unë përfaqësoja vendin më të vogël, fakti që Shqipëria e ka ngritur emrin dhe reputacionin e saj, përtej popullsisë dhe ekonomisë modeste, është një moment krenarie. Nuk di te ketë lider botërorë që takohen me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Oferta e tyre që, meqë ata vetë janë kyçyr, nuk udhëtojnë dot dhe nuk takojnë dot njeri, është që të kyçin edhe Shqipërinë, më duket një ofertë absurde. Ndaj them, ata mund të jenë dy, por çdo gjë që ata bëjnë bashkë e shumëzuar me zero, prapë rezultati është zero. Nuk kemi folur dot për shkolla në kohën e Kristalit dhe të Vitrinës. Në kohën e Ilir Metës nuk u ndërtua asnjë shkollë. Ilir Meta dhe Sali Berisha e kishin Bashkinë e Tiranës me Lulzim Bashën dhe nuk ndërtuan asnjë shkollë. Unë e kuptoj që ata kanë shqetësime. Nuk e harroj Tiranen e plehrave që gjetëm në vitin 2015, ku plehrat ishin mullar dhe një re kancerogjene binte mbi qytet, por sot nuk është më. Duhet që Ilir Meta të prodhojë foto nga Kabuli për të ilustruar temat e tij, se qartazi siç është në Lalz ajri i pastër, ku ai shkon përditë përpara se të vijë në Tiranë për pak orë të hedhë helmin e ditës, ai ajër i pastër sot është dhe në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se Shqipërisë i duhet një lider i fortë si Edi Rama, që ka treguar se i del në ballë punëve.

“Një botë që sot është kaq e trazuar, ka nevojë për liderë të fortë. Kriza e pandemisë dhe kriza e tërmetit treguan se Edi Rama është lider i fortë, njeri që i jep dum punëve, që është i fokusuar dhe i disiplinuar për të kapur afatet dhe për t’u sigurar që Shqipëria nuk mbetet pas, as për vaksinën dhe sidomos avangardë për çështjen e rindërtimit ku sot po na kërkohet të japim ekspertizë. Ndërkohë që, nuk më rezulton se do njeri ekpertizë nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ne na duhet më shumë se kurrë një lider i fortë si Edi Rama. Ndaj besoj se shanset e tyre janë zero. Është një shumëzim me zero. Oferta e tyre ka qenë mediokre. Për mendimim tim ata janë rrënoja morale”, theksoi Veliaj.

Ju sugjerojmë

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Sport

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

9 Janar, 2026 3:59 pm
Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

9 Janar, 2026 3:53 pm
Pse Raketa Oreshnik që përdori Rusia është një bishë e paparashikueshme?
Bota

Pse Raketa Oreshnik që përdori Rusia është një bishë e paparashikueshme?

9 Janar, 2026 3:51 pm
Lideri suprem i Iranit kërcënon Trump-in
Bota

Lideri suprem i Iranit kërcënon Trump-in

9 Janar, 2026 3:49 pm
Groenlanda/ Zyrtari i NATO kërcënon SHBA: Do marrim bazat amerikane në Europë
Bota

Groenlanda/ Zyrtari i NATO kërcënon SHBA: Do marrim bazat amerikane në Europë

9 Janar, 2026 3:45 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Tenderat/ SPAK dërgon për gjykim disa zyrtarë, mes tyre Benet Beci

9 Janar, 2026 3:43 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump paralajmëron sulm ndaj Meksikës: Do fillojmë me goditjet tokësore ndaj…

9 Janar, 2026 2:36 pm
Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq
Aktualitet

Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq

9 Janar, 2026 2:31 pm
Para
Berat/U përplas nga fuoristrada dhe përfundoi poshtë makinës, rëndë i moshuari

Emri/U përplas nga makina teksa ecte me biçikletë, ndërron jetë i moshuari në Berat

Gjendet një person i pajetë në Elbasan

Sarandë/Rrezikoi mbytjen, fëmija 3 vjeç niset me helikopter drejt Tiranës

Video/“Ç’faj kam unë, që të desha shumë”, Dua Lipa këndon shqip

Video/“Ç’faj kam unë, që të desha shumë”, Dua Lipa këndon shqip

TE FUNDIT

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
9 Janar, 2026

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet intensive të shiut që kanë...

Lexo më shumë

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
9 Janar, 2026

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro thotë se ekziston një kërcënim real ushtarak i SHBA-ve kundër Kolumbisë. Petro deklaroi se Shtetet e Bashkuara...

Lexo më shumë

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
9 Janar, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa, kur Gladys Aurora López, deputete e Partisë Kombëtare, u plagos...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
9 Janar, 2026

Sipas parashikimit të motit, Durrësi pritet të përballet me erëra të forta në orët në vijim. Autoritetet lokale u kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com