Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha takim me fermerët: Rama kryeministri më i dobët. Rruga e vetme, greva

2022/08/18 at 1:15 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha takim me fermerët: Rama kryeministri më i dobët. Rruga e vetme, greva

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me fermerët në Kashar për të folur rreth vështirësive me të cilën ata po përballen.

Gjatë takimit me fermerët, kryedemokrati tha se kryeministri Rama është lideri më i dobët në historinë e Shqipërisë. Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama se nuk i përfill qytetarët dhe se sipas tij është e njëjta strategji që përdorte dhe komunisti Enver Hoxha.

Ndër të tjera, Berisha shtoi se në 6 vite janë larguar 744 mijë qytetarë, dhe se e vetmja mënyrë për  ta ndalur këtë është që qytetarët të protestojnë për të drejtat e tyre.

“Ne duhet të ngrihemi. Unë e kuptoj sot janë me dhjetra mijëra biznese që po shkojnë drejt falimentimit. Ka vetëm një rrugë, mbyllje qepenash dhe grevë. Kjo qeveri është një qeveri e cila nuk i përfill qytetarët shqiptarë. Cilindo që të takosh, t’i pyesësh për ligjet që janë bërë, askush nuk thotë. Enver Hoxha shkruante se ‘ma thotë mendja ime se në një vend, ka gaz’. Shkonin inxhinierët shponin dhe nuk gjenin gjë e më pas pushkatoheshin.

Mendja e tij (Rama) është bosh. Nuk ka pasur një kryeministër më të dobët se sa ky njeri. Përveçse mashtron çdo ditë, tregon cinizëm, nuk pasqyron asgjë edhe nocionet më elementare. Ai thotë se turizmi është në situatën më të mirë. Është një apel i thellë për qytetarët. Duhet folur me gjithë ata fermerë që mendojnë si ne por nuk ngrihemi. Të ulemi me ta dhe të flasim.

Shumë gjëra i injorojmë sepse nuk ia vlejmë të listosh në pafundësi. Kjo është detyra e jonë. Detyra e çdo fermeri, e çdo punonjësi. Të ngrihemi sepse jemi në rrezik të madh ekzistencial. Një komb që në 6 vite largohen 744 mijë qytetarë, ku shkojmë ne kështu. Shkojmë çdo vit njësoj si dikur. Ndanim varfërinë”, deklaroi Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Bota

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

14 Maj, 2025 5:07 pm
Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
Aktualitet

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

14 Maj, 2025 4:13 pm
Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
Rajoni

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

14 Maj, 2025 3:59 pm
“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
Aktualitet

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

14 Maj, 2025 3:44 pm
Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
Aktualitet

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

14 Maj, 2025 3:29 pm
Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
Aktualitet

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

14 Maj, 2025 3:12 pm
Para
4 të vdekur në pak se 24 orë/ Partia e Lirisë: Qeveria është në aleancë me krimin

4 të vdekur në pak se 24 orë/ Partia e Lirisë: Qeveria është në aleancë me krimin

Dy të vrarë në Vlorë, shkak dyshohet përplasja për trafikun e drogës

Atentati në Vlorë/Gjithçka ndodhi në 120 sekonda, dyshime për vrasës me pagesë

Lezhë/Goditën njëri-tjetrin me shkopinj dhe thikë, përfundojnë në spital 2 persona

Lezhë/Goditën njëri-tjetrin me shkopinj dhe thikë, përfundojnë në spital 2 persona

TE FUNDIT

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
14 Maj, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur në një takim drejtuesit politikë të PD-së për qarqet. Takimi pritet të zhvillohet në orën...

Lexo më shumë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
14 Maj, 2025

Teksa vota brenda vendit është numëruar, Partia Demokratike ka arritur të fitojë vetëm 13 mandate në kryeqytet. Kjo do të...

Lexo më shumë

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
14 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë dakorduar të hënën për heqjen e pjesshme të tarifave, që kanë trazuar tregjet financiare. Të dyja palët ranë...

Lexo më shumë

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
14 Maj, 2025

Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) - një organizatë e madhe humanitare - njoftoi të mërkurën se do t’i mbyllë programet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com