Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend, ku 4 persona janë vrarë në më pak se 24 orë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Salianji tha se vrasjet e raportuara dhe mungesa e reagimit nga ana e qeverisë po krijojnë pasiguri të plotë tek qytetarët.
Sipas tij, gjendja e kriminalitetit në vend është alarmante dhe se mungesa e autoritetit të shtetit vjen kryesisht si pasojë e bashkëpunimit të qeverisë me bandat gjatë proceseve zgjedhore. Salianji tha se degradimi i situatës po shkon paralelisht me degradimin e qeverisjes, dhe se sipas tij Shqipëria ka nevojë për një qeveri që bashkëpunon me qytetarët dhe jo me krimin.
“Vrasjet e raportuara përditshëm dhe mungesa e reagimit të qeverisë po krijojnë pasiguri të plotë tek qytetarët, kujtdo që i shkrepet kodet kudo dhe pa pasur asnjë frikë nga autoriteti i shtetit.
Adoleshentë qē lëvizin me armë në mes të qytetit si në Elbasan, shkrehja e armëve në mes të rrugës kombëtare sot në Vlorë, vrasjet tipike mafioze tëpazbardhura në Fushë Krujë dhe Laç dhe gjëndja permanente e kriminalitetit e kanë nxjerrë qeverinë nga loja, sovranitetin në territor duket sikur e kanë bandat!
Gjëndja e kriminalitetit është alarmante, mungesa e autoritetit të shtetit vjen kryesisht si pasojë e bashkëpunimit të qeverisë me bandat gjatë zgjedhjeve për ti përdorur si patronazhista dhe pas zgjedhjeve për t’iu dhënë pasuri publike, tendera dhe emërime në asministratë! Degradimi i situatës po shkon paralelisht me degradimin e qeverisjes, duhet një qeveri që të ketë aleat qytetarët dhe jo krimin!”, shkruan Salianji./Opinion.al