Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm pamje nga plazhet e Himarës. Në një status në rrjetin social “Facebook”, teksa publikon mendimet e qytetarëve të cilët kanë zgjedhur Himarën si destinacion për të kaluar pushimet, shkruan se gjëja më e mirë e këtij sezoni janë pastërtia shembullore dhe plazhet publike plot me pushues.
‘Mirëmëngjes dhe me Himarën e bukur e mikpritëse, ku gjëja më e mirë e këtij sezoni janë pastërtia shembullore dhe plazhet publike plot me pushues, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan kryeministri Edi Rama.