Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga 100-350 euro, çmimi i biletave dhe detaje për 3 netët e Sunny Hill Festival

2022/08/16 at 9:23 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga 100-350 euro, çmimi i biletave dhe detaje për 3 netët e Sunny Hill Festival

Atmosfera elektrizuese që u krijua në festivalin “Sunny Hill” që u mbajt për katër ditë në Prishtinë pritet që të jetë e njëjtë edhe në Tiranë në datat 26-28 gusht ku për tri ditë me radhë mijëra të rinj do të argëtohen nën tingujt e muzikës.


Përfaqësuesi i Sunny Hill, Alban Kastrati, zbulon për Gazetën “Si” më shumë detaje rreth festivalit Sunny Hill në Tiranë. Ai thotë se edhe pse nuk ishte planifikuar të mbahej që këtë vit, pritet të jetë po aq i suksesshëm sa ai i mbajtur në Prishtinë.

Disa ditë më parë ishte vetë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e cila shpërndau postimin e faqes zyrtare të festivalit ku thuhet: “Tirana a jeni gati?”

Edicioni i parë i këtij festivali do të mbahet në Parkun e Liqenit Artificial, ku tashmë kanë nisur edhe përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës të ftuar në 3 ditët e Sunny Hill Festival.

“Sunny Hill Festival Tirana do të mbahet në hapësirën e Liqenit Artificial të Tiranës, një zonë shumë e bukur dhe e përshtatshme që njerëzit të vijnë edhe në këmbë në festival nga të gjitha pikat kyçe të qytetit”, shprehet Alban Kastrati, ndërsa shton se “ky lokacion mundëson që të mos bëhet asnjë tollovi në qytet”.

Biletat për festivalin aktualisht janë në shitje online, por Kastrati thotë se nuk ka bileta ditore, por vetëm bileta për një edicion të festivalit që është 100 euro për momentin.

“Momentalisht, nuk kemi bileta ditore, por bileta për një edicion të festivalit edhe për pak orë është 100 euro për tri ditët e festivalit, që kur zbërthehet në ditë i bie pak më shumë se 30 euro në ditë për një lineup që është jashtëzakonisht interesant dhe i paparë ndonjëherë në Shqipëri”, sqaron më tej Kastrati.

Çmimet e biletave janë në ndryshim, pasi biletat aktuale sipas Kastratit janë bileta ‘early bird ëindoë’ (biletat kur fansat rezervojnë shumë përpara një ngjarjeje).

Më tej do të vijojnë ‘regular ticket’, shitjet e të cilave ende nuk kanë filluar ku çmimi do të jetë 120 euro dhe mund të blihen deri në ditën e fundit. Ndërsa biletat VIP, çmimi i të cilave është 350 euro, do të ndalen më herët.

Mënyrat e blerjes së biletave janë si online, ashtu edhe fizikisht.

“Biletat mund të blihen online në sunnyhillfestival.com dhe tek myticket.al, ndërsa prej ditës së nesërme (17 gusht) edhe në pikat e Ëestern Union”, thotë përfaqësuesi i Sunny Hill.

Më tej, ai shton se gjithë pagesat për pije dhe ushqim në festival do të bëhen cashless (pa para në dorë, me kartë online).

“Është tejet e rëndësishme që pjesëmarrësit në festival ta shkarkojnë aplikacionin zyrtar të Sunny Hill nga iOS (për iPhone) dhe Google Play për telefonat Android, që të kenë mundësi blerjeje në festival”, vijon më tej Kastrati.

Ai thotë se priten të jenë pjesë e koncertit artistë të mëdhenj ndërkombëtarë dhe lokalë.

“Artistët e konfirmuar tashmë janë bërë publik në të gjitha kanalet zyrtare të festivalit. Mbrëmë kemi zbuluar Stormzy, një hip hop artist tepër të rëndësishëm në skenën botërore të muzikës, dhe një fitues të shumë çmimeve ndërkombëtare për muzikën e zhanrin të cilin ai e bën. Do të kemi edhe shumë emra tjerë të rëndësishëm që do të zbulohen në orët dhe ditët në vijim”, shprehet Kastrati.

Duke e cilësuar si një event shumë të madh kulturor, Kastrati thotë se pritet një pjesëmarrje e madhe edhe në Tiranë.

“Ne presim të kemi shumë pjesëmarrës në festival, por momentalisht nuk e kemi një numër të saktë sepse biletat janë në shitje dhe për çdo moment numri i pjesëmarrësve është në rritje. Me shifra të sakta do të dalim në një moment tjetër”, thotë ndër të tjera ai.



Ju sugjerojmë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

19 Shtator, 2025 3:35 pm
I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
Kryesore

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

19 Shtator, 2025 2:27 pm
Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Kronikë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

19 Shtator, 2025 1:21 pm
Para
Vuçiç pas deklaratës së Kurtit për bashkim:Do më varnin në Uashington apo Bruksel

Nis të enjten në 10:30, zbardhet axhenda e takimit Kurti-Vuçiç

Rusia ndalon protestat kundër luftës në Ukrainë: Respektojmë masat anti-COVID

16 mijë euro kush bën më shumë se 10 fëmijë, Putin rikthen titullin "Nëna Heroinë"

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 17 gusht 2022
















TE FUNDIT

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
19 Shtator, 2025

Bashkimi Evropian propozon që të vendoset ndalesë ndaj importeve të gazit rus, si pjesë e një pakete të re të...

Lexo më shumë

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
19 Shtator, 2025

Pse Donald Trump dëshiron që baza e Bagramit të kthehet, pasi ka negociuar tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani me talebanët? Ekzistojnë dy arsye...

Lexo më shumë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
19 Shtator, 2025

Pas betimit si zëvendëskryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shprehur mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com