Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takim për uljen e tensioneve Kosovë-Serbi

2022/08/15 at 11:50 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Takim për uljen e tensioneve Kosovë-Serbi

Pas më shumë se një viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 18 gusht do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga blloku evropian. Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.


Më 31 dhe 1 gusht, serbët lokalë në veri të Kosovës, bllokuan rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Barrikadat u ngritën për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

Por, fakti që ka kaluar më shumë se një vit nga rundi i fundit i dialogut, në nivelin e lartë politik, nga disa diplomatë në Bruksel po shihet si dëshmi se ky proces nuk ka shkuar sipas ritmit që pritej dhe ka pasur ngecje të mëdha.

Arsyet pse Kurti dhe Vuçiç nuk kanë zhvilluar takime në kuadër të dialogut kanë të bëjnë me atë që BE-ja e ka quajtur “mungesë të gatishmërisë dhe vullnetit të palëve për të arritur përparim konkret në dialog”.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, disa muaj më parë deklaroi se nuk do të thërriste ndonjë takim në nivel të lartë, për aq kohë sa nuk vëren se ka vullnet të palëve që në takime të tilla të arrihen rezultate.

Në këtë kohë, në Bruksel ka pasur takime – po ashtu të rralla – midis ekipeve të kryenegociatorëve, por rezultatet konkrete nga takime të tilla kanë qenë të vogla. Në takimin e fundit të dialogut në nivel të kryenegociatorëve, më 21 qershor, palët arritën pajtim për udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë. Por, zbatimi i këtij akordi po has në pengesa dhe nuk po respektohen afatet kohore për zbatimin e tij.

Nuk dihet agjenda

Në BE ende nuk kanë bërë të ditur për agjendën e takimit të 18 gushtit. Por, Kurti ka deklaruar se në këtë takim nuk do të flasë për vendimet e Qeverisë së Kosovës, për targat dhe dokumentet serbe.

Ndërkaq, në Beograd insistojnë që temë e dialogut të jetë krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura më 2013 dhe 2015, në kuadër të dialogut. Por, Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik, ndërkaq së fundmi, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur qëndrimin se për Asociacionin duhet të nisin diskutimet, por ai nuk duhet të krijojë një “shtet brenda shtetit”.

Diplomatët në Bruksel thonë se qëllimi i takimit të 18 gushtit është që të ulen tensionet dhe të shmanget një përshkallëzim eventual i situatës. Ky takim, sipas diplomatëve, synon që të përgatisë terrenin edhe për takime më të shpeshta në nivel të lartë, me qëllim që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

“BE-ja pret që liderët të diskutojnë këto tema sfiduese në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, të ftuar nga përfaqësuesi i Lartë, Borrell, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”, thuhet në komunikatën e fundit të bllokut.

Por, palët kanë qëndrime të kundërta jo vetëm për marrëveshjet e arritura, por edhe për qëllimin e dialogut. Kosova insiston që dialogu duhet të përqendrohet në njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi.

BE-ja hedh përgjegjësinë te palët

Ndërkaq, në bllokun evropian, në secilën pyetje lidhur me dështimet në dialog apo në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, përgjegjësinë e bartin te palët. Zyrtarët në BE vazhdimisht thonë se “u takon palëve që të arrijnë marrëveshje dhe t’i zbatojnë ato, ndërsa roli i BE-së nuk është të imponojë , por të lehtësojë këto marrëveshje dhe zbatimin e tyre”.

Për muaj të tërë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ishte përpjekur që të përgatiste në takim të nivelit të lartë, por ai nuk pati sukses. Pritej që një takim i tillë të mbahej në korrik dhe më pas u shty për në fund të gushtit. Por, data e takimit ndryshoi sërish me ftesën e Borrellit drejtuar Kurtit dhe Vuçiçit më 1 gusht, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Në ftesën e Borrellit u tha se takimi kishte për synim që palët të bisedonin për të gjitha çështjet e hapura.

Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë deri më 1 shtator zbatimin e dy vendimeve.

BE-ja, e shqetësuar nga retorika nxitëse

Diplomatët evropianë thonë se rundi i ri i 18 gushtit pa dyshim se do të shërbejë për uljen e tensioneve dhe parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Se ulja e tensioneve është prioriteti më urgjent e dëshmon edhe deklarata e lëshuar nga BE-ja më 14 gusht, përmes së cilës palëve iu kërkua që të ndalin retorikën nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi.

BE-ja u shpreh e shqetësuar me deklaratat ku përmendet lufta dhe konflikti dhe porositi se “do t’i mbajë përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës” në rajon.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar për REL-in më herët gjatë gushtit se ka pasur mundësi që tensionet më 31 korrik dhe 1 gusht të përshkallëzoheshin në konflikt të armatosur . Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ka informacione për plane të Kosovës që të “likuidojë” serbët në veri.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e ka cilësuar si “deklaratë të kotë” reagimin e BE-së më 14 gusht, duke akuzuar BE-në se nuk ka reaguar ndaj “provokimeve” të Kurtit.

Teksa BE-ja përgatitet për takimin e radhës Kurti-Vuçiç, edhe NATO po bën përpjekje të kontribuojë në uljen e tensioneve.

Në këtë kuadër, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 17 gusht do të mbajë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiçin.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar më 31 korrik se është e gatshme që të ndërhyjë në Kosovë nëse rrezikohet stabiliteti. Por, edhe aleanca ushtarake perëndimore u ka kërkuar palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Kurti dhe Vuçiç nuk janë takuar në kuadër të dialogut që nga korriku i vitit 2021. Atë vit, ata zhvilluan dy takime, por asnjëri nuk prodhoi ndonjë rezultat konkret./REL

 



Ju sugjerojmë

Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës
Rajoni

Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit për arritjen e normalizimit të raporteve

16 Qershor, 2025 10:31 am
Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë
Aktualitet

Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

16 Qershor, 2025 10:23 am
Për shkak të virozës, Berisha nuk shkon në SPAK
Aktualitet

Për shkak të virozës, Berisha nuk shkon në SPAK

16 Qershor, 2025 10:15 am
Rriten tensionet/ Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada e SHBA në Tel Aviv
Bota

Rriten tensionet/ Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada e SHBA në Tel Aviv

16 Qershor, 2025 10:11 am
Për herë të parë në histori, MI6 do të drejtohet nga një grua
Bota

Për herë të parë në histori, MI6 do të drejtohet nga një grua

16 Qershor, 2025 10:03 am
Vlorë/ Sekuestrohen 60 doza lëndë narkotike gati për shitje, pranga 21 vjeçarit
Aktualitet

Vlorë/ Sekuestrohen 60 doza lëndë narkotike gati për shitje, pranga 21 vjeçarit

16 Qershor, 2025 9:58 am
Ish-diplomati izraelit: Trump ka fuqinë për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin
Bota

Ish-diplomati izraelit: Trump ka fuqinë për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

16 Qershor, 2025 9:48 am
Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion
Bota

Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion

16 Qershor, 2025 9:39 am
U kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 59-vjeçari
Aktualitet

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 59-vjeçari

16 Qershor, 2025 9:32 am
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet te Trauma

16 Qershor, 2025 9:24 am
Para
Osmani: Është koha që Shqipëria e Kosova të kenë traktat për mbrojtje të ndërsjellë

Osmani: Është koha që Shqipëria e Kosova të kenë traktat për mbrojtje të ndërsjellë

Raporti i Dick Marty, Begaj:Asnjë raport i trilluar nuk njollos gjakun e shqiptarëve

Raporti i Dick Marty, Begaj:Asnjë raport i trilluar nuk njollos gjakun e shqiptarëve

Begaj: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, premtim i vonuar

Begaj: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, premtim i vonuar
















TE FUNDIT

Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit për arritjen e normalizimit të raporteve

Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës
16 Qershor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i mundur dhe për t’u...

Lexo më shumë

Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë
16 Qershor, 2025

Maja e Vajushës në Lëpushë të Malësisë së Madhe, me një lartësi rreth 2,100 metra mbi nivelin e detit, është...

Lexo më shumë

Për shkak të virozës, Berisha nuk shkon në SPAK

Për shkak të virozës, Berisha nuk shkon në SPAK
16 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion. Sipas tvklan, mësohet...

Lexo më shumë

Rriten tensionet/ Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada e SHBA në Tel Aviv

Rriten tensionet/ Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada e SHBA në Tel Aviv
16 Qershor, 2025

Ambasada Amerikane në Tel Aviv u godit nga sulmet iraniane, teksa tensionet po rriten në Lindjen e Mesme. Në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com