Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shëngjin/ Kishin shkuar shumë larg bregut me komardare, shpëtohen 3 të mitur (video)

2022/08/10 at 3:29 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shëngjin/ Kishin shkuar shumë larg bregut me komardare, shpëtohen 3 të mitur (video)

Katër pushues, tre prej tyre të mitur janë shpëtuar ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit nga Policia kufitare.

Sipas policisë, dy prej fëmijëve të miturve, të moshave 12 dhe 13 vjeç ishin larguar me komardare rreth 1.2 milje larg bregut pa djeninë e prindërve. Në pamundësi për t’u kthyer, ka ndërhyrë policia kufitare duke i nxjerrë ata në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ashtu dhe shtetasi F.L.,45 vjeç dhe djali i tij 10 vjeç me origjinë nga Kosova rrezikonin të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg. Mësohet se babë e bir ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare Shëngjin iu vjen në ndihmë 4 pushuesve ( 3 prej tyre të mitur) që rrezikuan të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg .

Gjatë patrullimit të zonës së plazhit, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë për pushuesit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar në det, rreth 1.2 milje larg bregut, dy fëmijë të mitur, me komardare, që kishin mbetur në det të hapur dhe nuk ktheheshin dot në breg. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, i kanë kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe i kanë nxjerrë në breg, në gjëndje të mirë shëndetësore, 2 fëmijët (12 dhe 13 vjeç), të cilët ishin larguar në det pa dijeninë e prindërve të tyre.

Gjithashtu, gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë marrë njoftim nga salla operative, se dy shtetas kosovarë (babai me djalin e mitur) rrezikonin të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur me mjetin e tyre lundrues të Policisë Kufitare, për t’u ardhur në ndihmë dy pushuesve, të cilët i kanë gjetur rreth 1 milje larg bregut, konkretisht shtetasin F. L., 45 vjeç dhe djalin e tij 10 vjeç, dhe i kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare duke i nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë në 112, për çdo rast nevoje për ndihmë, si dhe të denoncojnë në këtë numër dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie.

Gjithashtu, Policia Kufitare iu bën thirrje prindërve dhe familjarëve që të jenë më të kujdesshëm me fëmijët e tyre, të cilët mund të largohen në distancë të largët nga bregu, me ose pa mjete lundruese, duke e bërë të pamundur kthim e tyre në breg./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

A mund të jetë ndërhyrja ushtarake në Iran, zgjidhje për ndryshimin e regjimit?

20 Qershor, 2025 11:30 am
Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
Aktualitet

Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë

20 Qershor, 2025 11:26 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I riu denoncon zhdukjen e të atit, 84-vjeçari gjendet i vdekur në një kanal vaditës

20 Qershor, 2025 11:20 am
Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës
Aktualitet

Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës

20 Qershor, 2025 11:11 am
Prova të reja për lobimin në SHBA? Ilir Meta del sot para GJKKO
Aktualitet

Prova të reja për lobimin në SHBA? Ilir Meta del sot para GJKKO

20 Qershor, 2025 11:07 am
Merz: “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne”
Bota

Merz: “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne”

20 Qershor, 2025 10:44 am
Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
Aktualitet

Dita e tretë e rinumërimit për Tiranën/ Në 218 kuti: PS humb 108 vota, PD 106

20 Qershor, 2025 10:36 am
Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…
Aktualitet

Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…

20 Qershor, 2025 10:30 am
Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga
Aktualitet

Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga

20 Qershor, 2025 10:24 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës

20 Qershor, 2025 10:10 am
Para
Emri/ Partizani firmos me trajnerin e ri

Emri/ Partizani firmos me trajnerin e ri

Video/ Po fliste në një konferencë, humb jetën diplomati

Video/ Po fliste në një konferencë, humb jetën diplomati

Ambulanca përplaset me makinën në Tiranë, plagoset një person

Ambulanca përplaset me makinën në Tiranë, plagoset një person

TE FUNDIT

A mund të jetë ndërhyrja ushtarake në Iran, zgjidhje për ndryshimin e regjimit?

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
20 Qershor, 2025

Çështja nëse synimi i Izraelit në luftën me Iranin ka të bëjë më shumë se thjesht me rrënimin e infrastrukturës...

Lexo më shumë

Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë

Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
20 Qershor, 2025

Finalizohet pas disa muajsh hetime, megaoperacioni i koduar “Blloku 33”. Goditen disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të...

Lexo më shumë

I riu denoncon zhdukjen e të atit, 84-vjeçari gjendet i vdekur në një kanal vaditës

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
20 Qershor, 2025

Një 38-vjeçar nga Peqini ka denoncuar në polici se babai i tij i cili vuan nga skleroza, ishte larguar nga...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës

Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës
20 Qershor, 2025

Ndue Cara, ish-kryebashkiak i Pukës dhe një nga figurat më të respektuara të komunitetit është ndarë nga jeta në moshën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com