Një automjet ka shpërthyer në flakë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Mjeti ka qenë në ecje kur ka ndodhur incidenti dhe dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar në impiantin e gazit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa qarkullimi në këtë aks është bllokuar në njërin sens të lëvizjes./Opinion.al