Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një 7-vjeçare iku nga kjo botë për fajin tonë

2022/08/02 at 7:46 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Covid-19, Fevziu: Vaksina, mënyra më e mirë për të zbutur efektet vrasëse

Nga Blendi Fevziu


Nje familje nuk do ta shohe me kurre vajzen 7 vjecare. Nuk do zgjohet ne mengjes me buzeqeshjen e saj. Nuk do ti thote “Naten e mire shpirt”.

Nuk do ulen as bashke ne tavolinen e drekes dhe as do shohin TV. Nje familje eshte gjymtuar sot duke humbur engjellin e saj 7 vjeçar. Cdo njeri qe eshte prind, por edhe cdo qenie njerezore qe funksionon realisht si e tille e di se cfare dhimbje eshte kjo.

Femija iku nga kjo bote, ate moment kur familja besonte se po i jepte asaj gezim. Po pushonin ne Shqiperi, ne atdhe, kthyer me gjase nga emigracioni. Po i tregonin bukurite e vendlindjes se saj dhe me siguri ishin te lumtur qe po e benin kete.

Deri ate moment kur vajza mori goditjen fatale e me siguri, prinderit e saj do mallkojne veten gjithe jeten qe zgjodhen ti bejne pushimet ne atdhe.

Nuk i di rrethanat e aksidentit dhe nuk merrem dot me to pa pasur me shume detaje. Por e di shume mire qe kjo eshte nje nga historite e paralajmeruar cdo dite. Qe prej me shume se 15 vitesh flas cdo sezon personalisht me Ministrat e Brendshem dhe Drejtorat e policise i trembur nga kjo barbari. Si notar dhe zhytes i perditshem jam i tmerruar nga imazhet qe shoh.

Deti shqiptar eshte nje xhungel ku ligjin nuk e ben as policia, as pushteti lokal as ministria e turizmit, as marina dhe askush tjeter. E bejne bandite dhe trafikante qe pasi parkojne makinat luksoze dhe te pajustfikuara terbojne plazhet me performancen e jet skive dhe jane bere tmerri i pushuesve.

E bejne femijet e biznesmeneve te papergjegjshem qe nuk e kuptojne se me parate e tyre mund t’ju blejne femijeve te mira materiale por jo te drejten per te neperkembur dinjitetin e pushuesve te tjere.

E bejne laca me zinxhire floriri qe ngrene zerin ne kupe te qiellit nga gomonet e shtrenjta dhe derdhin shampanje, duke mos lene askend te qete pak metra me tutje ne breg. E bejne ata qe sot bllokohen nga policia e neser nxirren nga gjykata duke i lene policet qe kane zbatuar ligjin si guake.

E Bejne skafistet qe mbushin skafet plot me pushues dhe fluturojne pa asnje mase sigurie, madje pa veshur edhe femijet e vegjel me jeleke sigurimi. Ka vite qe jet skite jane tmerr ne gjithe bregdetin shqiptar. Nuk jane atraksion turistik fitimprures, por rrezik permanent. Dhe nuk ndalohen si ne gjysmen e Europes sepse i prishin rehatin 15 banditeve dhe femijeve te llastuar.

Vetem kaq. Ka me dhjetra detaje te tilla, por skane asnje vlere te permenden sot. Sepse sot, nje vajze 7 vjecare nuk jeton me. Sot iku nga kjo bote per fajin tone. Te gjitheve bashke. Sot jemi te gjithe me te. Neser do dale nje histori tjeter. Sic ka ndodhur me cdo gje.

Dhe ne do merremi me historine e re. Por dy prinderit e saj, do jetojne gjithe jeten me dhimbjen dhe pengun qe e deshen kaq shume Shqiperine. Sa i dhane edhe vajzen. U prehsh ne paqe shpirt i bardhe!

(Videot jane pjese e perditshmerise ne plazhet e jugut)



Ju sugjerojmë

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit
Aktualitet

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

14 Qershor, 2025 9:29 am
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

14 Qershor, 2025 9:12 am
Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor
Aktualitet

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

14 Qershor, 2025 9:02 am
Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?
Bota

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?

14 Qershor, 2025 8:47 am
Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur

14 Qershor, 2025 8:24 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
Temperaturat e larta, dy qarqet më të rrezikuara nga zjerret sipas IGJEUM
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:12 am
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
Para
Ngjarja në Himarë, Meta: Shteti ka rënë, ku shkojnë paratë për sigurinë në plazhe

Ngjarja në Himarë, Meta: Shteti ka rënë, ku shkojnë paratë për sigurinë në plazhe

Video/Kritikon qeverinë, Irani dërgon një person për të vrarë gazetaren

Video/Kritikon qeverinë, Irani dërgon një person për të vrarë gazetaren

Punonjësja i ankohet Ramës: Po na bëjnë presion, PD ka kapur FSDKSH-në
















TE FUNDIT

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit
14 Qershor, 2025

Zadrima, një nga zonat më piktoreske të veriut të Shqipërisë, po bëhet qendra e një rilindjeje të rrallë: gratë e...

Lexo më shumë

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
14 Qershor, 2025

Pavarësisht nëse po përdor ushtrinë kundër protestuesve në Los Angeles apo po injoron urdhrat e qarta nga gjykatat: Presidenti Donald...

Lexo më shumë

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor
14 Qershor, 2025

E nxitur nga turizmi, tregtia me pakicë e ka nisur pozitivisht vitin 2025. Sipas të dhënave të zyrtare nga INSTAT,...

Lexo më shumë

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?
14 Qershor, 2025

Sulmi në shkallë të gjerë ndaj Iranit mund të ndezë të gjithë rajonin. Eshtë e paqartë nëse do të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com