Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ruettershoff: Korrupsioni po largon rininë nga Shqipëria

2022/07/31 at 12:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ruettershoff: Korrupsioni po largon rininë nga Shqipëria

Tobias Ruettershoff, drejtues i zyrës së fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” në Tiranë mendon se shkaku kryesor i largimit të rinisë dhe profesionistëve të kualifikuar nga Shqipëria është korrupsioni.


DW: Cili është mendimi juaj për situatën aktuale politike në Shqipëri?

Tobias Ruettershoff : Përshëndesim hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një hap historik në rrugën drejt integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe një sinjal i rëndësishëm në kohët e trazuara politike globale. Shqipëria ka qenë gjithmonë shumë pro-evropiane, por për shkak të bllokimit dhe vonesës së gjatë në hapjen e negociatave, kohët e fundit kemi përjetuar, në vend, një lloj “lodhjeje” dhe zhgënjimi nga BE. Kështu, negociatat tani duhet të fillojnë shpejt për të nxitur një dinamikë të re pozitive. Për më tepër, shpresojmë që hapja e negociatave të mbajë një presion konstruktiv ndaj institucioneve dhe autoriteteve shqiptare për të vazhduar me reformat dhe konvergjencën drejt standardeve të BE. Brenda vendit, kjo do të thotë gjithashtu që çështje të tilla si skandali i inceneratorëve, i zbuluar nga opozita, duhet të çojnë në veprime më konkrete, duke përfshirë hetime të mëtejshme dhe fundin e mosndëshkimit për ata që janë të përfshirë në krime dhe korrupsion.

DW: Çfarë mendoni për reformat që Shqipëria duhet të ndërmarrë dhe të thellojë për të ecur drejt standardeve evropiane tani që negociatat e anëtarësimit janë hapur?

Tobias Ruettershoff : Është e rëndësishme që reformat të vazhdojnë për ta afruar Shqipërinë me standardet evropiane dhe për të garantuar suksesin e integrimit në BE. Që kur Shqipëria u bë kandidate për anëtarësim në BE në vitin 2014, ne kemi parë fillimin e reformave të ndryshme, më të rëndësishmen atë në drejtësi, në vitin 2016. Ky ka qenë një proces shumë i dhimbshëm, por e rëndësishme është që kjo reformë të mos ndalet në mes të rrugës, por të zbatohet plotësisht. Është mirë të shihet që Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, (BKI) janë tashmë me staf të plotë dhe funksional, gjë që së shpejti duhet të çojë në veprime më konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Janë rrugës edhe reforma të tjera, për shembull reforma zgjedhore dhe territoriale. Shpresoj që në fund, si opozita ashtu edhe mazhoranca në parlament, të bien dakord për propozime që i sjellin dobi popullit shqiptar dhe e afrojnë Shqipërinë me BE. Së bashku me partnerët tanë vendorë ne monitorojmë hartimin dhe zbatimin e të dyja reformave. Në përgjithësi, çdo legjislacion që kalon në parlament duhet të konsiderohet gjithmonë në dritën e standardeve evropiane dhe në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Kështu, për shembull, ne ndajmë vlerësimin e delegacionit të BE-së dhe vëzhguesve të tjerë ndërkombëtarë se Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të rishqyrtojnë miratimin e projektligjit për Amnistinë Fiskale për shkak të çështjeve të tij të qenësishme.

DW: Ju sapo përmendët rëndësinë e veprimeve konkrete kundër korrupsionit. Ndërkohë, korrupsioni në institucionet shtetërore dhe mosndëshkimi mbeten pengesa për zhvillimin e Shqipërisë. Strategjia e re e Zgjerimit të BE-së parashikon kthimin ose ndërprerjen e bisedimeve të anëtarësimit në rast stanjacioni ose mungese të progresit. Cilat mendoni se janë veprime të rëndësishme që duhet të ndërmerren për të shmangur një rrezik të tillë të mundshëm për Shqipërinë?

Tobias Ruettershoff: Pasi është hedhur hapi i parë me Konferencën e Parë Ndërqeveritare në Bruksel, tani është koha për t’iu rikthyer punës. Ajo që duket se ka qenë paksa jashtë fokusit kohët e fundit është që Këshilli i BE dhe Bundestagu gjerman kanë vendosur kushte të mëtejshme përpara se të vazhdojmë me hapjen e paketave të para të negociatave.

Kuadri i negociatave duhet të reflektojë që Shqipëria ka adresuar me sukses prioritetet si fillimi i procedurave penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut, fillimi i procedimeve ndaj të akuzuarve për blerje votash, progresi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet dhe kërkesa të mëtejshme. Për më tepër, ne ndajmë shqetësimin e grupit parlamentar të CDU/CSU në parlamentin gjerman se ende nuk janë përmbushur disa kritere si pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shtypit. Qeveria shqiptare tani duhet t’i zbatojë këto reforma me më shumë vendosmëri. BE-ja dhe partnerët lokalë duhet të kërkojnë përmbushjen e tyre gjatë bisedimeve.

DW: Çfarë masash duhen marrë për të frenuar emigrimin masiv te rinisë, boshatisjen e vendit? Tobias Ruettershoff: Emigrimi i rinisë dhe i profesionistëve është me të vërtetë një problem që e kemi parë në rritje gjatë viteve të fundit dhe tani po bëhet një problem shumë i rëndë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me arritjen e standardeve evropiane, por me funksionimin e shtetit dhe të shoqërisë. Për shembull, nëse shikoni numrin e mjekëve dhe infermierëve që largohen nga vendi, u shtoni atyre ata që dalin në pension dhe i vendosni përballë numrit të të diplomuarve në mjekësi, që largohen nga shkollat dhe universitetet, mund të kuptoni lehtësisht që kjo nuk është e qëndrueshme. Prandaj, qeveria duhet të ndërmarrë veprime për ta bërë jetën dhe punën në Shqipëri më tërheqëse. Besoj se kjo mund të arrihet me disa masa shumë konkrete si paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Por përtej kësaj duhet të ecim përpara në rrugën e zbatimit të standardeve evropiane dhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kjo është ajo që largon shumë njerëz nga vendi.

DW: A ka zyra e fondacionit ”Konrad Adenauer” në Tiranë projekte për të mbështetur rininë që ajo ta shohë të ardhmen në Shqipëri?

Që nga fillimi i punës në Shqipëri të fondacionit gjerman “Konrad Adenauer,” një dekadë më parë, puna me rininë shqiptare dhe mbështetja e saj kanë qenë shtylla thelbësore të angazhimit të fondacionit. Ne punojmë me organizatat rinore, më e rëndësishmja me krahun rinor të Partisë Demokratike, por edhe lëvizjet rinore jopartiake si Kongresi Rinor Kombëtar për t’u mundësuar të rejave dhe rinjve të kenë një zë më të fortë në debatin politik. Për më tepër, ne organizojmë disa seminare çdo vit për studentë dhe të diplomuar, si Shkolla Verore Evropiane ose Shkolla Verore për Gazetarët e Rinj. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, ne kemi një program bursash Master, për studentët në universitetet shqiptare, për të cilin së shpejti do të publikojmë sërish Thirrjen tonë për Aplikime për vitin e ardhshëm akademik./DW



Ju sugjerojmë

Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë
Aktualitet

Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë

20 Qershor, 2025 1:52 pm
Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë
Aktualitet

Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë

20 Qershor, 2025 1:47 pm
Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”
Aktualitet

Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”

20 Qershor, 2025 1:39 pm
“Shkolla” për deputetët e rinj të PS/Berisha:S’keni vend në parlament! Lini mandatet
Aktualitet

“Shkolla” për deputetët e rinj të PS/Berisha:S’keni vend në parlament! Lini mandatet

20 Qershor, 2025 1:35 pm
Ambasada e SHBA uroi shqiptarët për zgjedhjet,Berisha:Mesazhi, asgjësimi i Edi Ramës
Aktualitet

A do e bojkotojë PD parlamentin e ri?Berisha: Çdo opsion në tavolinë!Beteja në çdo..

20 Qershor, 2025 1:21 pm
Berisha: Do të nisim të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri
Aktualitet

Berisha: Do të nisim të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri

20 Qershor, 2025 1:16 pm
Rriten temperaturat, fundjava perfekte për plazh
Aktualitet

Rriten temperaturat, fundjava perfekte për plazh

20 Qershor, 2025 12:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Berisha: Rama shtetëzoi dhe manipuloi votën e diasporës

20 Qershor, 2025 12:54 pm
Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën/Avokati: Për Zotin, nuk ka prova!
Aktualitet

Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën/Avokati: Për Zotin, nuk ka prova!

20 Qershor, 2025 12:47 pm
Asambleja e NATO-s/ Spiropali thirrje Iranit: Ndërprit aktivitetet bërthamore!
Aktualitet

Asambleja e NATO-s/ Spiropali thirrje Iranit: Ndërprit aktivitetet bërthamore!

20 Qershor, 2025 12:43 pm
Para
Tentoi t’i shpëtonte aksidentit duke u hedhur nga makina, vdes shqiptari në Itali

Tentoi t’i shpëtonte aksidentit duke u hedhur nga makina, vdes shqiptari në Itali

Rusia fton OKB-në dhe Kryqin e Kuq që të hetojnë vrasjen e të burgosurve të luftës

Rusia fton OKB-në dhe Kryqin e Kuq që të hetojnë vrasjen e të burgosurve të luftës

Emri/PD zgjedh kryetarin e Degës 12 në Tiranë, ja kush është fituesi

Gara për kreun e Forumit Rinor në PD, miratohen 6 kandidatët
















TE FUNDIT

Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë

Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë
20 Qershor, 2025

Në plazhin e Durrësit dhe të Lezhës, Task Forca po vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në...

Lexo më shumë

Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë

Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë
20 Qershor, 2025

Bllokohet një karburant në Paskuqan, në të cilin shiteshin hidrokarbure pa kuponë, ndërkohë që policia ka arrestuar pronarin e subjektit....

Lexo më shumë

Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”

Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”
20 Qershor, 2025

Ish-Presidenti, Ilir Meta ka reaguar nga burgu, pas shtyrjes së seancës gjyqësore ndaj tij. Përmes një postimi në rrjete sociale,...

Lexo më shumë

“Shkolla” për deputetët e rinj të PS/Berisha:S’keni vend në parlament! Lini mandatet

“Shkolla” për deputetët e rinj të PS/Berisha:S’keni vend në parlament! Lini mandatet
20 Qershor, 2025

Në konferencën për mediat, kreu i PD Sali Berisha komentoi sot Akademinë Politike të PS-së e cila zhvillohet me qëllim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com