Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1925/Shkrimtari shqiptar dhe zonja e tij do të sjellin librin “Përralla nga Orienti”

2022/07/31 at 11:10 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
1925/Shkrimtari shqiptar dhe zonja e tij do të sjellin librin “Përralla nga Orienti”

“Comœdia” ka botuar, tre shkrime gjatë muajve gusht, shtator dhe dhjetor të 1925 rreth veprës dhe jetës së shkrimtarit, politikanit dhe diplomatit shqiptar Stavro Stavri, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Një shkrimtar shqiptar

Comœdia, e hënë, 3 gusht 1925, f.3

Stavro Stavri së shpejti do të botojë me bashkëpunimin e çmuar të zonjushës Alice Brenot një përmbledhje me “Përralla nga Orienti”. Z. Stavro Stavri pati botuar, në vitin 1922, një vëllim interesant “Studime mbi Shqipërinë”; ai përshkroi aty zakonet, historinë fetare e letrare, zakonet familjare të këtij vendi, ku ai është një nga përfaqësuesit më të shquar.

Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Shqipërisë, Deputet i i Tiranës, i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë në Beograd, ish-profesor i gjuhës shqipe në Shkollën tonë të Gjuhëve Orientale, z. Stavro Stavri, i cili ka përfunduar tek ne doktoraturën në degën e drejtësisë është një mik i madh i Francës dhe propagandon me zjarr kulturën e saj. Së shpejti, në Shqipëri do të ketë pesë shkolla të mesme franceze për djem dhe vajza (gratë atje janë pothuajse të gjitha të bukura dhe pjellore). Dhe le të theksojmë gjithashtu se nëse “Skypetarëve” (kështu e quajnë veten shqiptarët) nuk u mungojnë as automobilat dhe as avionët, ndërsa hekurudhat, si të thuash, nuk ekzistojnë akoma.

Shqipëria ka ruajtur pamjen e dikurshme, një pamje shumë e veçantë pavarësisht pushtimit turk që zgjati pesë shekuj. Do të gjejmë në botimin e radhës, i cili u mundësua sipas traditës gojore, të gjithë folklorin, ritet, dashuritë, skenat tragjike apo idilike të një populli të lashtë, të ashpër, besnik, për të cilin fjala e dhënë mbetet një gjë e shenjtë.

Dasma e Stavro Stavrit

Comœdia, e premte, 25 shator 1925, f.2

Stavro Stavri, Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd, është martuar në Paris me zonjushën Alice Brenot, Doktorante në degën e Letërsisë, e diplomuar në “Ecole des Hautes Etudes de Paris”.

Folklori oriental

Comœdia, e enjte, 17 dhjetor 1925, f.4

Zonjusha Alice Brenot, e cila është bërë, siç kemi bërë të ditur, zonja Stavro Stavri, aktualisht ndodhet në Beograd ku autorët dhe artistët francezë gëzojnë një pritje të lumtur. Nuk mendojmë se po bëjmë një zbulim të madh duke thënë se të preferuarit janë z. Pierre Benoit dhe princesha e bukur Aurore de Kœnigsmark, luajtur nga zonja Huguette Duflos.

Për sa i përket zonjës Stavro Stavri, ajo po përfundon, me bashkëpunimin e të shoqit, një përmbledhje me “Përralla nga Orienti”, të titulluar kështu, sepse çdo vend i Orientit do të gjejë vendin e vet në të. Ne do të vlerësojmë veçanërisht në këtë libër legjendat shumë të vjetra vendase, nga të cilat folkloristët do të mund të përfitojnë.

Ju sugjerojmë

Kamëz/Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari. Sekuestrohen..
Aktualitet

Kamëz/Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari. Sekuestrohen..

15 Korrik, 2025 10:08 am
Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
Bota

Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion ndaj Putinit

15 Korrik, 2025 10:01 am
I akuzuar për shpërdorim detyre/ SPAK kërkon dy vite burg për Jorgo Goron
Aktualitet

I akuzuar për shpërdorim detyre/ SPAK kërkon dy vite burg për Jorgo Goron

15 Korrik, 2025 9:55 am
Flakët nuk ndalen në Drenovë, pritet ndërhyrje nga ajri
Aktualitet

Flakët nuk ndalen në Drenovë, pritet ndërhyrje nga ajri

15 Korrik, 2025 9:45 am
Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit
Bota

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

15 Korrik, 2025 9:33 am
Tentoi t’i jepte fund jetës prej dhunës? Arrestohet babai i 17-vjeçares në Vlorë
Aktualitet

Tentoi t’i jepte fund jetës prej dhunës? Arrestohet babai i 17-vjeçares në Vlorë

15 Korrik, 2025 9:24 am
Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi
Aktualitet

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi

15 Korrik, 2025 9:04 am
Kundër shembjeve, qytetarë nga Mirdita nisen drejt Thethit
Aktualitet

Kundër shembjeve, qytetarë nga Mirdita nisen drejt Thethit

15 Korrik, 2025 9:00 am
SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve
Bota

SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve

15 Korrik, 2025 8:51 am
Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit
Aktualitet

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

15 Korrik, 2025 8:42 am
Para
Rama ndan pamjet: Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka marrë formën e saj

Rama ndan pamjet: Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka marrë formën e saj

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Aktive janë 5 vatra

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra në 24 orë, 3 janë aktive

Emergjencë globale nga OBSH, BE miraton vaksinën kundër lisë së majmunit

Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunit në Mal të Zi

TE FUNDIT

Kamëz/Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari. Sekuestrohen..

Kamëz/Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari. Sekuestrohen..
15 Korrik, 2025

Goditet rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza, ku është vënë në pranga një 26-vjeçar që posedonte dhe...

Lexo më shumë

Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion ndaj Putinit

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
15 Korrik, 2025

Kur presidenti amerikan, Donald Trump, tha javën e kaluar se do të bënte një “deklaratë të rëndësishme” për Rusinë, u...

Lexo më shumë

I akuzuar për shpërdorim detyre/ SPAK kërkon dy vite burg për Jorgo Goron

I akuzuar për shpërdorim detyre/ SPAK kërkon dy vite burg për Jorgo Goron
15 Korrik, 2025

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro. SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg...

Lexo më shumë

Flakët nuk ndalen në Drenovë, pritet ndërhyrje nga ajri

Flakët nuk ndalen në Drenovë, pritet ndërhyrje nga ajri
15 Korrik, 2025

Prej ditës së dielë, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën pyjore të Drenovës në Mallakastër. Siç raportohet, vatra e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com