Presidenti malazez Milo Gjukanoviç ka njoftuar se do të kërkojë zyrtarisht rrëzimin e qeverisë nëse nënshkruhet Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe javën e ardhshme.
Gjatë një interviste në televizionin serb, ai theksoi se interesat shtetërore të Malit të Zi nuk mbroheshin mjaftueshëm në tekstin e kontratës. Sipas tij në kontratë janë pjesë që shtrembërojnë historinë e Malit të Zi.
Ndër të tjera, Gjukanoviç tha se beson se Kushtetuta dhe ligjet e Malit të Zi janë shkelur në disa pika të kontratës së Marrëveshjes Themelore. Ndërsa shtoi se priste që Abazoviç të vendosë për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me KPS në Mal të Zi.
Gjukanoviç shton gjithashtu se politika shtetërore e Serbisë duhet të pranojë faktin se Mali i Zi është një vend i pavarur që ka të drejtë të zgjedhë rrugën e tij.