Parlamenti i Moldavisë ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë të tjera, pasi qeveria tha se ende i duhet më shumë pushtet për t’u përballur me pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë.
Kryeministrja Natalia Gavrilita, teksa ka folur me ligjvënësit, përmendi rreziqet e vazhdueshme për energjinë dhe sigurinë kufitare dhe nevojën për të menaxhuar fluksin e refugjatëve nga Ukraina.
“Rreziqet për Moldavinë për shkak të luftës në Ukrainë mbeten të larta. Qeverisë i duhen kompetenca shtesë,” -tha ajo. Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi më 8 gusht.
Rreth 500,000 refugjatë kanë kaluar kufirin që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë, nga të cilët pak më shumë se 100,000 qëndruan në Moldavi, një komb i vogël me rreth 2.6 milionë banorë.
Parlamenti i Moldavisë fillimisht votoi për të miratuar një gjendje të përkohshme të jashtëzakonshme më 24 shkurt, dy ditë pas pushtimit të Rusisë, ndërsa tashmë është zgjatur gjendja e jashtëzakonshme edhe për 60 ditë të tjera.