Ambasadorja e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas takimit me presidentin shqiptar, Bajram Begaj.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Kim e falënderon Begajn për angazhimin e tij të fortë ndaj partneritetit midis SHBA dhe Shqipërisë.
Ndërsa në fund të reagimit të saj ajo shkruan në shqip “krah për krah”.
“Urime sërish President dhe faleminderit për udhëheqjen dhe angazhimin tuaj të fortë ndaj partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! #krahperkrah”,-shkruan Kim në reagimin e saj në “Twitter”./Opinion.al
Congratulations again, President @BajramBegajAL , and thank you for your strong leadership & commitment to the partnership between the United States and Albania! #krahperkrah https://t.co/MnwMElPUZW
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 27, 2022