Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit, në një deklaratë për mediat tha se Parlamenti duhet të veprojë për të zbuluar kush është politikani i lartë me inicialet I.M në dosjet e Sigurimit te Shtetit.
Meta e ka quajtur kryetaren Nikolla “pulë e Kuvendit, gjë pa dinjitet”, ndërsa kujtoi edhe protestën masive të studentëve të cilët i bënë publike edhe mesataren 5.9.
“Asnjë komunikim nuk kam pasur unë me autoritetin e dosjeve. Derisa sa del ajo pula e Kuvendit aty se gjë pa dinjitet është, del aty e u thotë shqiptarëve ne do zbulojmë I.M, turp i madh faqe e zezë se di a ka në personalitet këta njerëz? Ajo po të kishte shqetësim të bënte një telefonatë, se unë e kam respektuar. Po ca do presësh me mesatare 5 pikë ca e mbani mend si e këputën studentët? Desh këputën dhe të gjatin ata po ai kishte Lulushin. Se gjysmën e qeverisë me këtë pulën e hoqën ata, tani kanë ndryshuar gjërat. Parlamenti i ri do merret me gjëra të mëdha”,-tha Meta.