Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Nikël, ku një 21-vjeçar duke drejtuar një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë të tensionit elektrik.
Sipas policisë, 21-vjeçari me inicialet M.Q., është lënduar lehtë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 22:30, në Nikël, shtetasi M. Q., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë të tensionit elektrik.
Për pasojë është lënduar lehtë 21-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”,-njofton policia./Opinion.al