Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngrihet Komiteti i Ekspertëve për Linë e Majmunit

2022/07/25 at 2:46 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngrihet Komiteti i Ekspertëve për Linë e Majmunit

Pas shpalljes së lisë së majmunit, emergjencë globale nga OBSH, në vendin tonë është ngritur Komiteti i Ekspertëve për Parandalimin dhe Kontrollin e sëmundjes.


Ky Komitet është mbledhur sot në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për planin e masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Gjatë takimit ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh:

“Kemi ngritur një komitet të ekspertëve për parandalimin dhe kontrollin e lisë së majmunit, duke vendosur prioritet hartimin e një plani të përgjigjes dhe gatishmërisë për të gjitha strukturat, në funksion të parandalimit dhe kontrollit të kësaj sëmundje infektive. Ndaj ky komitet do të punojë për të monitoruar dhe për të ndjekur planin e masave që po hartohet nga ISHP. Tashmë drafti i parë i planit të masave ka përfunduar. Pavarësisht se Shqipëria është një vend që hyn në vendet e nivelit të parë, pra konsiderohet me një risk të ulët, masat tona dhe përgatitja jonë do të jetë e plotë në mënyrë që të fuqizojmë kapacitetet tona”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se janë marrë masa për fuqizimin  e kapaciteteve, duke nisur nga testet laboratorike specifike që tashmë kryhen në ISHP.

“Ajo çfarë ne kemi bërë në parapritje edhe të këtij vendimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është që kemi fuqizuar kapacitetet tona në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik. Aktualisht kanë mbërritur në Institut përgjatë kësaj periudhe 3250 teste për identifikimin dhe diagnostikimin e lisë së majmunëve. Nga ana tjetër, përveç rritjes dhe fuqizimit të kapaciteteve tona të laboratorit, kemi marrë masa për fuqizimin e të gjithë rrjetit të survejancës sentinel. Instituti i Shëndetit Publik ka marrë masat së bashku me Operatorin e Kujdesit Shëndetësor, me strukturën e Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për trajnimin e mjekëve, një element shumë i rëndësishëm në funksion të kontrollit dhe parandalimit të kësaj sëmundje”, tha Manastirliu.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infetive në ISHP, prof. Silva Bino u shpreh:

“Çfarë kemi bërë ne deri tani në ISHP është përgatitja laboratorike. Pra ne kemi kapacitetet për të identifikuar virusin. Kemi kryer edhe trajnime dhe do të kryejmë edhe trajnime të mëtejshme në lidhje me marrjen dhe transportin e mostrës, pasi edhe rekomandimet kanë ndryshuar sidomos edhe kohët e fundit në lidhje me marrjen e disa mostrave, për të qenë sa më efikasë në diagnostikim”.

Më datë 23 Korrik, OBSH ka aktivizuar në nivelin e saj të lartë alarmin në lidhje me shpërthimin e lisë së majmunëve, duke shpallur këtë virus një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.



Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

7 Shtator, 2025 10:42 pm
Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

7 Shtator, 2025 7:57 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
Bota

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

7 Shtator, 2025 5:36 pm
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar
Bota

Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

7 Shtator, 2025 4:01 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Para
“Do keni punë me mua”, Çuçi me krerët e policisë: Zero tolerancë për…

"Do keni punë me mua", Çuçi me krerët e policisë: Zero tolerancë për...

Jo në Ukrainë, zbulohet shteti ku do të mbahet Eurovision 2023

Jo në Ukrainë, zbulohet shteti ku do të mbahet Eurovision 2023

Prova të reja për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, Balla mbërrin në SPAK

Prova të reja për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, Balla mbërrin në SPAK
















TE FUNDIT

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
7 Shtator, 2025

Presidenti amerikan i ka paraqitur Hamasit një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse: lirimin e të gjithë pengjeve (të...

Lexo më shumë

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
7 Shtator, 2025

Një sinjal i mirë për migrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë...

Lexo më shumë

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

Auto-Skicë
7 Shtator, 2025

Shumë të moshuar në Shqipëri, në vend që të shijojnë qetësinë e pleqërisë, detyrohen të punojnë sërish disa në treg,...

Lexo më shumë

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
7 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com