Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria e Mbrojtjes:Mos ndizni zjarre në pyje,ditë e nxehtë në të gjithë qarqet

2022/07/25 at 11:53 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministria e Mbrojtjes:Mos ndizni zjarre në pyje,ditë e nxehtë në të gjithë qarqet

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës së zjarreve në vend.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, ndërsa në aksionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 315 efektivë zjarrfikës.

“Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit  janë raportuar 29 vatra zjarri. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave: në fshatin Bërzanë, bashkia Lezhë, në fshatin Hamallaj, në zonën e plazhit në Currila, në fshatin Fllakë, bashkia Durrës, në vendin e quajtur “Kthesa e Paraspaurit” dhe “Qafa e Kumbullave” të fshatit Paraspuar, bashkia Poliçan, në lagjen “Tepe”, bashkia Shkodër, në fshatin Hajmel, bashkia Vau-Dejës, në fshatin Vrakë, bashkia Malësi e Madhe, në fshatin Gumenicë dhe në fshatin Lezhan,  bashkia Selenicë, në fshatin Novoselë, në fshatin Panaja, bashkia Vlorë, në Janjar të Bashkisë Konispol, në njësinë administrative Stravaj, bashkia Prrenjas, në fshatin Funarës, bashkia Librazhd, në fshatin Xherie bashkia Cerrik, në fshatin Mukaj, bashkia Vorë, në lagjen nr. 2 dhe në fshatin Bago, bashkia Kavajë, në fshatin Symiz, bashkia Maliq, në fshatin Malas, bashkia Mallakastër, në fshatin Kapaj, bashkia Fier.Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve janë angazhuar 315 efektivë zjarrfikës, Forca  të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 36 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter”-thuhet në njoftim.

Ndërkohë aktualisht po punohet në disa zona:

-në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, për të mos lejuar riaktivizim të vatrës që u fik dje, me ndërhyrjen edhe nga ajri.

-në fshatin Bogovë, bashkia Skrapar, ka vijuar puna për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit së riaktivizuar ditën e djeshme.

-në fshatin Arrë, bashkia Vau-Dejës,  ku vatrat janë të izoluara totalisht, por vijon monitorimi i situatës nga forcat e shërbimit pyjor.

– në njësinë administrative Temal, po të kësaj bashkie ku terreni malor e ka ngadalësuar procesin e shuarjes totale të vatrave.

Puna vijon që prej mëngjesit në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe, nga punonjës të zonave të mbrotjura dhe forca vullnetare.

-në Malin e Gravës, bashkia Finiq, ku ka filluar ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës që në orën 5:00 të ditës së sotme.

– në fshatin Skënderbej, bashkia Prrenjas ku gjithashtu janë angazhuar shërbimi zjarrfikës që në orët e para të mëngjesit për venien nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit.

“Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Më tej në njoftim, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile i bën thirrje qytetarëve mos ndezin zjarre në pyje dhe nëse ndezin zjarr në kamping, të mos largohen pa u siguruar që është fikur tërësisht, pasi parashikohet ditë shume e nxehtë në të gjithë qarqet e vendit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm përgjatë ditës së sotme, ku sipas IGJEO parashikohet ditë shume e nxehtë në të gjithë qarqet e vendit, veçanërisht në ato me risk më të lartë për zjarret në pyje. Mos ndizni zjarre në pyje! Nëse ndizni zjarr në kamping, mos u largoni pa u siguruar që është fikur tërësisht! Pastrimi i kullotave me anë të zjarrit bëhet vetëm me autorizim të ndërmarrjes pyjore të rrethit ku ndodhet kullota. Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë shërbimeve zjarrfikëse, në mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme. Ju rikujtojmë se zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit”.

Ju sugjerojmë

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës
Kryesore

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

19 Dhjetor, 2025 12:02 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 11:58 am
SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
Bota

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

19 Dhjetor, 2025 10:31 am
Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
Bota

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

19 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

19 Dhjetor, 2025 8:53 am
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:33 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:32 am
Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Para
Sulmi kibernetik, shtyhet afati i depozitimit të pasqyrave financiare

Sulmi kibernetik, shtyhet afati i depozitimit të pasqyrave financiare

Dhunoi fizikisht gruan, ndërhyn kunati, godet me sende të forta 33-vjeçarin

Dhunoi fizikisht gruan, ndërhyn kunati, godet me sende të forta 33-vjeçarin

3500 paund, si shiste banda shqiptare dokumente të falsifikuar në rrjete sociale

3500 paund, si shiste banda shqiptare dokumente të falsifikuar në rrjete sociale

TE FUNDIT

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës
19 Dhjetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike ka paralajmëruar protesta dhe grevë urie për të rrëzuar qeverinë. Gjatë takimit me aleatët kreu demokrat...

Lexo më shumë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
19 Dhjetor, 2025

Prej orës 10:30 në Kryesinë e Kuvendit po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do...

Lexo më shumë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
19 Dhjetor, 2025

Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore ndaj dy anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë...

Lexo më shumë

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
19 Dhjetor, 2025

Dronët e pajisur me teknologji të posaçme kanë ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë një virus potencialisht vdekjeprurës në frymën e balenave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com