Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pasi u largua nga Presidenca. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se familja e tij nga sot është më e bashkuar, teksa publikon foto krah Kryemadhit dhe fëmijëve të tyre.
“Familja jonë nga sot është më e bashkuar. Paqe dhe mbarësi në familjet tuaja!”-shkruan Meta.
Meta mbylli sot mandatin si President i Shqipërisë dhe i dorëzoi detyrën pasardhësit të tij Bajram Begaj./Opinion.al