Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fjalimi i parë si president, Begaj mesazh për qeverinë dhe opozitën

2022/07/24 at 6:14 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fjalimi i parë si president, Begaj mesazh për qeverinë dhe opozitën

Menjëherë pas betimit, tashmë në detyrën e kreut të shtetit, Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Begaj dha një mesazh për maxhorancën dhe opozitën. Ai tha se maxhoranca dhe opozita duhet të gjejnë rrugën e bashkëpunimit përpara konfliktit duke theksuar se po jetojmë një periudhë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë.

“Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj punën e qeverisë. Por përpjekja dhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim. Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj opozitën shqiptare dhe vlerat që ajo përfaqëson, por do të dëshiroja që asnjëherë të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit e të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve.

Periudha që po jetojmë është një nga më të vështirat dhe me të paparashikueshme që prej Luftës së Dytë Botërore. Pas pandemisë, agresioni Rus, një sulm i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj popullit të Ukrainës ka futur botën në një tjetër krizë, duke zgjuar kujtimet e errëta të pasojave katastrofike që prodhon lufta.

Askush nuk mund të jetë i përjashtuar nga pasojat e saj, as Shqipëria dhe Shqiptarët, të cilët janë rreshtuar në anën e duhur, përkrah aleatëve.

Angazhimi ynë, i të gjithëve ne, është të gjejmë mënyra, për të lehtësuar situatën. Të kemi ndenjën e përgjegjësisë dhe duke i paraprirë çdo konsiderate tjetër, të respektojmë vendimet e organeve kompetente, të mos i shmangemi detyrave, e mbi të gjitha të mos përfitojmë nga situatat e vështira.

Vetëm kështu interpretojmë qartë pritshmëritë dhe shpresat e qytetarëve tanë. Shpresa të cilat me dhimbje duhet ta pranojmë se marrin goditje prej 32 vitesh, disa reale, disa edhe të stisura.

Kriza e tranzicionit të stërgjatë e të lodhshëm, krizat e prodhuara nga brenda apo të importuara nga jashtë, krizat nga mosmarrëveshjet tona, nga paaftësitë për të gjetur një gjuhë e një rrugë të përbashkët, kriza nga papërgjegjshmëria, nga korrupsioni – të gjitha këto kanë prodhuar pasiguri, padrejtësi dhe përjashtim.

U betova sot se do ti shërbej Kushtetutës, interesit Kombëtar dhe përparimit të Popullit Shqiptar, dhe te përmbush detyrën time sipas parimeve dhe normave të Kushtetutës.”, deklaroi Begaj.

Ju sugjerojmë

Erion Veliaj nuk shkarkohet, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë
Aktualitet

Erion Veliaj nuk shkarkohet, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë

3 Nëntor, 2025 5:43 pm
Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…
Aktualitet

Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…

3 Nëntor, 2025 5:30 pm
“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën
Kryesore

“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën

3 Nëntor, 2025 5:20 pm
Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit
Sport

Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit

3 Nëntor, 2025 4:35 pm
Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani
Bota

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani

3 Nëntor, 2025 3:33 pm
Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
Kryesore

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

3 Nëntor, 2025 2:48 pm
Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja
Bota

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

3 Nëntor, 2025 2:33 pm
Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
Kronikë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

3 Nëntor, 2025 2:31 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

3 Nëntor, 2025 1:29 pm
Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama
Aktualitet

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama

3 Nëntor, 2025 1:26 pm
Para
Covid-19 në Shqipëri/ 2,670 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ 965 qytetarë të infektuar, dy humbje jete

Berisha bojkotoi seancën, deputetët e PD që morën pjesë në betimin e Presidentit

Berisha bojkotoi seancën, deputetët e PD që morën pjesë në betimin e Presidentit

Begaj: Misionin do ta kryej mbi palët, nuk do të qëndroj neutral ndaj…

Begaj: Misionin do ta kryej mbi palët, nuk do të qëndroj neutral ndaj...

TE FUNDIT

Erion Veliaj nuk shkarkohet, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë

Erion Veliaj nuk shkarkohet, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë
3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese doli me një vendim për çështjen e Erion Veliajt duke i dhënë të drejtë të vijojë detyrën si...

Lexo më shumë

Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…

Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…
3 Nëntor, 2025

Njëzetetre janë kandidatët që do të garojnë për drejtimin e institucionit të Avokatit të Popullit, që aktualisht drejtohet nga Erinda...

Lexo më shumë

“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën

“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën
3 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos ketë zgjedhje në Bashkinë e...

Lexo më shumë

Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit

Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit
3 Nëntor, 2025

Kombëtarja shqiptare e futbollit këtë muaj mund të shkruajë një kapitull të rëndësishëm në historinë e saj. Kuqezinjtë e drejtuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com