Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me aksionin e SPAK në Elbasan, ku për një gjyqtare u dha masa arrest shtëpie ndërsa u arrestua dhe një avokat.
Gjyqtarja Zamira Vyshkja, akuzohet për korrupsion pasi familjarë të një personi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar një shumë parash me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.
Ndërkohë sipas gazetares Klodiana Lala aktualisht në banesën e gjyqtares Zamira Vyshka, po ushtrohet kontroll nga policia.
Sa i takon avokatit të arrestuar, mësohet se Ilir Pashaj para 4 vitesh ka qenë gjyqtar në Elbasan.
Pashaj dha dorëheqje nga sistemi i drejtësisë, pak para se të futej në filtrin e vettingut, pasi nuk plotësoi formularin e deklarimit të pasurisë.
Gjyqtarja dhe avokati akuzohen pas dyshimeve për korrupsion, për një rast në vitin 2021 ku dyshohet se kanë marrë 5 milionë lekë të vjetra për të lehtësuar një mase dënimi.
Të përfshirë në këtë rast janë dhe tre qytetarë të tjerë. Për dy prej tyre është vendosur masa “arrest me burg”, ndërsa për një tjetër arrest shtëpie.