Presidenti, Ilir Meta ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë, e fundit me detyren e Kreut të Shtetit.
Meta është pritur fillimisht me ceremoni shtetërore nga Presidentja Vjosa Osmani.
Në vijim ai do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, Kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama dhe liderë të partive politike të Kosovës.
Ndërkohë ne ora 10:45 te dy Presidentet do te zhvillojnë një konference shtypi.