Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi ka reaguar pas akuzave të forta të bëra nga Partia Demokratike, e cila iu drejtua sot me një kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm.
Sipas PD, për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, kryebashkiaku është dënuar për prostitucion në Itali.
Në një prononcim për “BalkanWeb”, Fredi Kokoneshi tha se është i pastër dhe se ky është një shatazh nga Gazment Bardhi, pai ai po bën verifikime mbi pronat e “Divjaka resort”.
“Akuza të përsëritura. Te njëjta me të vitit 2018. Ka një vendim të prokurorisë 15 korrik 2019 ku figura ime është e pastër, pas kontrolleve brenda dhe jashtë shtetit. Akuzat për shkak të një anëtari të këshillit kombëtar të PD, Dritan Stërkaj. Resorti i tij Divjaka resort strehë e Gazmend Bardhit. Ashtu si i kam kallëzuar në prokurori, do t’i kallëzoj sërish! Gaz Bardhi do të më shantazhojnë, sepse po verifikoj pronat e Divjaka resort”,-tha kryebashkiaku.